in

BE kundër taksave të larta për lejet e qëndrimit

Sipas Kolegjit europian të Drejtësisë “shuma e kontributeve të kërkuara nuk duhet të përbëjë pengesë për ushtrimin e një të drejtë të njohur nga Bashkimi Europian”

Romë, 27 prill 2012 – Një shtet anëtar “nuk mund t’u kërkojë kontribute të tepruara” për lëshimin e lejeve të qëndrimit  të huajve që janë “qëndrues afatgjatë dhe familjarëve të tyre nëse këta kanë jetuar në atë vend për të paktën pesë vjet para se të paraqesin kërkesën”.

Këtë thotë sentenca e Kolegjit europian të Drejtësisë, sipas të cilës “shuma e kontributeve të kërkuara nuk duhet të përbëjë pengesë për ushtrimin e një të drejtë të njohur nga Bashkimi Europian”.

Sentenca mbërrin të nesërmen e padisë ankimore për mospërmbushje të detyrës e formuluar nga Komisioni Europian ndaj Holandës. Sipas Komisionit të BE-së, Haga u kërkon shtetasve të huaj, me përjashtim të turqve – një kontribut që shkon nga 188 deri në 830 euro për lëshimin e lejeqëndrimeve BE për qëndruesit afatgjatë, që sipas Brukselit është shifër “e tepruar”.

 

Në Venecia 4000 dokumente për shqiptarët

Arrestime për trafik droge në Milano e Parma