in

Arrestime për trafik droge në Milano e Parma

Sillnin drogë nga Shqipëria për Italinë e veriut: arrestohen 11 persona në Milano. Në Parma arrestohet një grup i përbërë nga katër shqiptarë, mes të cilëve njëri i akuzuar për vrasje në afërsi të Durrësit. Në shtëpi u sekuestrojnë drogë e municion

Romë, 27 prill 2012 – Gjatë ditëve të fundi, policia e Milanos në bashkëpunim me atë të Ferrarës dhe të Ravennës kanë arrestuar 11 vetë, tetë shqiptarë e tre italianë, të akuzuar për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 20 kg heroinë, 1,5 kg kokainë dhe lëndë e mjete për përgatitjen e dozave.

Gjatë hetimeve, të nisura që në vitin 2010 me kapjen e disa shpërndarësve të vegjël të drogës, policia ka zbuluar veprimtarinë e grupit kriminal që importonte sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria për ta shpërndarë më pas shesheve të Milanos e në qytete të tjera të veriut të Italisë. Gjithnjë sipas policisë, grupi përdorte makina e shtëpi personash të papërzier në trafik, pra të konsideruara të sigurta, për transportimin e mbajtjen e lëndëve narkotike.

Ndërsa në Parma policia u ka vënë prangat 4 personave, të gjithë shqiptarë, në shtëpitë e të cilëve u gjetën 12,8 kg marijuanë, 100 gramë kokainë (me vlerë prej rreth 70.000 eurosh), një pistoletë e fishekë. Mbi njërin prej personave të kapur rëndon edhe një urdhër-arrest ndërkombëtar për vrasje i lëshuar nga organet shqiptare të drejtësisë: në vitin 2011 ka vrarë një grua me pistoletë. Sipas agjentëve të policisë grupi konsiderohet “shumë i rrezikshëm”.

 

BE kundër taksave të larta për lejet e qëndrimit

Censimento. Gli immigrati triplicati in dieci anni