Pasi ka promovuar këngën në disa vende europiane, këngëtarja Rona Nishliu tashmë është në Baku të Azerbajxhanit ku do të mbahet edhe Festivali Europian 2012.
Në faqen zyrtare online të Eurovision janë publikuar edhe datat e provave që do të bëjnë këngëtarët dhe të konferencave të shtypit që do të japin.
Përfaqësuesja shqiptare Rona Nishliu do të ketë provën e parë këtë të diel dhe është e pesta në radhë (ora 11.55). Prova e dytë e saj do të jetë të enjten më 17 maj në orën 10:30. Pas secilës provë, Rona do të jetë edhe në një konference për shtyp përballë gazetarëve të atashuar pranë Eurovisionit.
Për regjistrimin e këngës u punua në studiot e Ocean Ëay Recording dhe Capitol Records në Los Anxheles, ndërsa përpunimi i këngës u bë në studion muzikore Sterling, në Nju-Jork.
Këngëtarja nga Kosova do të performojë në shqip gjatë natës së parë të festivalit, më 22 maj, së bashku me përfaqësuesit e Rumanisë, Greqisë, Rusisë, Belgjikës, Hungarisë etj. Këtë vit në Eurovizion do të konkurrojnë 37 këngë në dy net gjysmëfinale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit.