in

Filmi “Lindje Perëndim Lindje” i Gjergj Xhuvanit, sonte në Napoli

Për disa javë në Napoli do të e veprimtaria Cinemasommerso – IndiVisioni, që konsiston në shfaqjen pranë pesë shoqatave të pesë filmave, që të gjithë për të parën herë. Aktiviteti organizohet nga Indinapolicinema, shoqata e kineastëve të pavarur të kampanias, për promovimin e filmave me buxhet të ulët.

Filmi i parë (i vetmi edhe shqiptar) është “Lindje Perëndim Lindje” i vitit 2009 i Gjergj Xhuvanit. Do të jepet sot (16 maj) në Trip (rruga Martucci 64, Napoli) në orën 20,30. Të lidhur përmes Skype do të jenë virtualisht të pranishëm edhe regjisori Xhuvani , produktorët dhe skenaristët e filmit për një debat me spektatorët.

Filmi, bashkëprodhim kryesisht italo-shqiptar, tregon historinë e e dhimbshme dhe dëfryese në të njëjtën kohë, të grupit të çiklistëve shqiptarë që mbeten të bllokuar mes kufijve, në përpjekjet e tyre, jo për t’u larguar, por për t’u kthyer në atdhe, është. Ajo të bën të reflektosh mbi absurditetin e kufijve, në një shoqëri ku shpesh i mëshohet “vërshimit të të huajve” kur nga ana tjetër ekonomia përjeton epokën e globalizimit.

 Çiklistët e Gjergj Xhuvanit 

 

Zhduket një vajzë në Romano di Lombardia

In più di mille gridano: “Borghezio fuori dal Parlamento Europeo!”