Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisa, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, Kryetari i LSI, Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të të gjitha forcave politike, pushtetarë qendrorë dhe lokalë, ambasadorë dhe intelektualë të fushave të ndryshme, bënë sot homazhe në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ku ishin vendosur fotot e 11 studenteve të këtij universiteti që humbën jetën aksidentalisht një ditë më parë, në Himarë, teksa kishin shkuar për ekspeditë.
Homazhe dhe vizita u zhvilluan edhe në familjet e viktimave studentore, duke u shprehur familjarëve ngushëllimet e përzemërta për humbjen e njerëzve më të dashur të tyre.
Në homazhe morën pjese edhe studentë të cilët dy ditë më parë shpëtuan nga aksidenti, pasi ndodheshin në autobusin e dytë, dhe që fatmirësisht edhe pse kanë pësuar shok, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Lexo edhe: Bie autobusi me studentë në Himarë. 13 të vdekur, mbi 20 të plagosur
{gallery}homazhe-elbasan{/gallery}