in

Lejeqëndrim për një vit për ata që humbasin vendin e punës. Senati aprovon normën e re

Kohëzgjatje për një vit për të shmangur që të papunët të kthehen në të parregullt. Senati miraton reformën e qeverisë, tani teksti kalon në Dhomën e Deputetëve

Lejeqëndrim për një vit për ata që humbasin vendin e punës

Romë, 31 maj 2012 – Më shumë kohë temigrantëve të papunë për të gjetur një të re. Një brez shpëtimi për të gjithë ata që rrezikojnë, që për shkak të krizës, të humbasin edhe lejen e qëndrimin e të hyjnë në rradhët e klandestinëve.

Gjatë dy ditëve të fundit të majit, qeveria ka marrë votëbesimin e Senatit për katër maksi-amendamentet e reformës së punës. Teksti, me ndryshime shumë të vogla është ai që u miatua në Komisionin e Punës në Pallatin Madama, përfshirë nenin e vetëm kushtuar shprehimisht punonjësve të huaj.

Ky nen parashikon që kush ngel pa punë mund të regjistrohet në listat e zyrave të punësimit dhe të marrë një leje qëndrimi për të paktën një vit (sot kufiri maksimal është gjashtë muaj) e sidoqoftë për të gjithë kohëzgjatjen e amortizatorëve të mundshëm shoqërorë, si kompensimin e “arkës së integrimit”. Me të skaduar kjo periudhë, do të mund të qëndrojë në Itali vetëm nëse tregon se ka të ardhura të mjaftueshme për të jetuar, e për përllogaritjen e të ardhurave merren në konsideratë ato të të gjithë familjarëve.

Pas votëbesimit në Senat, teksti i kalon Dhomës së Deputetëve.

Ja teksti i aprovuar nga Senati:

“Në nenin 22, paragrafi 11, fjali e dytë, të tekstit unik lidhur me dispozitat e disiplinimit të imigracionit dhe normave mbi statusin e të huajit, për të cilat flitet në dekretin legjislativ të 25 korrikut 1998, nr. 286, fjalët “për një periudhë jo më të shkurtër se gjashtë muaj” zëvendësohen me të mëposhtmet: “për një periudhë jo më të shkurtër se një vit apo për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes së shërbimeve në mbështetje të të ardhurave të përfituara nga punonjësi i huaj, në rast se është më e gjatë. Me të mbaruar afati i përcaktuar në fjalinë e dytë, aplikohen kriteret e të ardhurave sipas nenit 29, paragrafi 3, germa b)”.

Elvio Pasca

Presidenti i Shqipërisë. Dështon raundi i parë i votimit

Martesa pa lejeqëndrim. Ministri i Brendshëm Legës: “Mos shkelni kushtetutën”