in

Martesa pa lejeqëndrim. Ministri i Brendshëm Legës: “Mos shkelni kushtetutën”

Ministri i Brendshëm Cancellieri në Dhomën e Deputetëve: “Në tekstin unik të Imigracionit ekzistojnë instrumentet ligjore për luftimin e martesave për interes pa shkelur të drejtat themelore të individit”.

Romë, 31 maj 2012 – Lega duhet të dorëzohet e të heqë dorë nga kërkesa e lejes së qëndrimit personave që dëshirojnë të martohen në Itali. Mjetet për të luftuar martesat për interes ekzistojnë, e nuk nevojiten norma të reja antikushtetuese si ajo që provoi të fuste Maroni e që akoma sot provojnë të aplikojnë kryetarët legistë të bashkive. Ky është mesazhi i dhënë (natyrisht me fjalë të tjera, më politically correct) nga ministri i Brendshëm Cancellieri gjatë një seance dëgjimore në Dhomën e Deputetëve të kërkuar nga parlamentarët legistë.

Këmishat e gjelbra (rasti i Chiarit është shembulli më i pastër) vazhdojnë të mos kapërdijnë që të huajt pa leje qëndrimi të mund të martohen në Itali. E kërkonin të dinin se si mund të mbanin në këmbë qoftë të drejtat themelore qoftë luftën ndaj martesave për interes pasi verën e shkuar Kolegji kushtetues hodhi poshtë detyrimin për të huajt të tregonin lejen e qëndrimit. Norma ishte futur në fuqi në vitin 2009, me paketën e sigurisë të kërkuar me forcë nga ministri i brendshëm i asokohe, Roberto Maroni.

Cancellieri thjesh u kujtoi parlamentarëve të Legës që Gjykata Kushtetuese ka deklaruar të paligjshme atë normë, duke e konsideruar “ngushtim të papranueshëm të të drejtave themelore”. E njëjta sentencë, ka nënvizuar ministri, konsideron dispozitat e pranishme në tekstin unik mbi imigracionin si “mjete të përshtatshme për luftimin e të ashtuquajturave martesa për interes”.

Ministri i Brendshëm iu referua neneve 29 dhe 30 të Tekstit Unik. Ato parashikojnë “heqjen e lejes së qëndrimit kur verifikohet se pas lidhjes së martesës nuk k pasur një bashkëjetesë efektive apo kur është verifikuar se martesa është lidhur me qëllim që  njëri nga bashkëshortët të fitonte të drejtën e qëndrimit në territorin italian”.

“Janë norma – ka shtuar ministri Cancellieri – që lejojnë përmes kontrolleve të veprohet me efikasitet mbi dukurinë e paditur nga kërkuesit e kësaj seance dëgjimore, pa shkelur normat kushtetuese”. Për më tepër, Kolegji Kushtetues “ka marrë vendim në respekt edhe të Gjykatës Europiane mbi të Drejtat e Njeruit, sipas të cilës nuk lejohet të futen norma ndaluese përgjithësuese dhe automatike që nuk lidhen me një hulumtim paraprak lidhur me qëllimet e martesës”.

Elvio Pasca

Lejeqëndrim për një vit për ata që humbasin vendin e punës. Senati aprovon normën e re

Politikë kombëtare për shkollat shqipe në diasporë