in

Shpërthen banesa në Rocchetta, plagoset rëndë një shqiptar

Shqiptari 50-vjeçar ka marrë djegie të rënda në 90% të trupit

Një ditë pas shpërthimit në qytezën e Conversanos në afërsi të Barit, një banesë shpërthen në Rocchetta, në Liguria. Një 50 vjeçar shqiptar është i vetmi person që ka mbetur i plagosur; ai ka djegie shumë të thella (të gradës së dytë dhe të tretë) në 90% të trupit. Është transportuar urgjentisht në Qendrën e Specializuar për Djegiet në Sampierdarena të Genovas.

Rreth orës shtatë të mëngjesit në banesën dykatëshe ku ka ndodhur ngjarja, është dëgjuar një shpërthim shumë i fortë, me sa duket i shkaktuar nga një problem në impiantin e gazit. Një pjesë e mureve janë rrënuar, ndërsa çatia është shkëputur nga pjesa tjetër e ndërtesës. Duke parashikuar shumë të lënduar, u  dërguan në vendngjarje katër ambulanca, forca të shumta shpëtimi dhe një helikopter. Ky mjet transferoi urgjentisht të plagosurin shqiptar në Genova.

Shqipëria në pasqyrën e kinemasë

Shengen. Do të rivendosen kontrollet në kufi në rast fluksesh të larta