Në prag të votimit të tij në Kuvend si President i Republikës, kandidati i zgjedhur nga mazhoranca Artan Hoxha tërhiqet nga gara presidenciale. Bujar Nishani bëhet kandidati zyrtar i mazhorancës për president
Vetëm pak minuta pasi Komisioni i Ligjeve dërgoi raportin me 40 firma të mbledhura në Kuvend në favor të kandidaturës së Artan Hoxhës,ky tërhiqet nga gara.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi konfirmoi tërheqjen e Artan Hoxhës nga kandidimi për president dhe theksoi se kandidatura e radhës së mazhorancës është Bujar Nishani.
Hoxha e ka deklaruar vetë dorëheqjen e tij duke thënë: “Deri pas mbledhjes së mbrëmshme kam shpresuar se procesi presidencial do të mbante frymën minimale të mirëkuptimit dhe konsesualitetit, madje dhe sot ne mëngjes pasi kam marrë me qindra e qindra mesazhe urimi një pjesë e mirë e të cilave më kanë ardhur nga individë brenda dhe pranë partisë socialiste, kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus, por duke parë qëndrimet e eksponentëve socialistë dhe pranë tyre të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe egërsi të gjitha llojet e akuzave të bajatosura në këto 22 vite, përfshi shpifje dhe shantazhe arritën në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit dhe të, dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arsyeshme dhe konsensuale. Arrita të kuptoj se në procesin presidencial për shkak të interesave politike nuk lejohet të kontribuojnë faktorët civilë. Unë e kam ndjekur nga shumë pranë procesin presidencial, kam komentuar dhe pak shkuar në favor në favor të zgjidhjes së arsyeshme dhe konsensuale. Mendova të kontribuoj në instancën e fundit për të njëjtin qëllim, por për gjithçka çfarë shpjegova më lart deklaroj se nuk mund të se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtune”.