Foshnja jetim në Tiranë vuan nga një defekt në zemër e duhet operuar menjëherë. Shqiptari i Italisë mbështet nismën e Shoqatës italiane Patronesse për të mbledhur sa më shpejt fondet e nevojshme për ndërhyrjen kirurgjikale që i shpëton jetën Alketit, dhe u bën thirrje të gjithë lexuesve të ndihmojnë me sa të mundin
Romë, 13 qershor 2012 – Alketi, 14 muajsh, që kur ka lindur, është lënë në jetimoren e Tiranës nga nëna e tij 14-vjeçare. Një keqformim në zemër i vë në rrezik jetën nëse nuk operohet sa më shpejt dhe në Shqipëri një ndërhyrje e tillë nuk është e mundur. Operacioni duhet bërë në një spital në Itali e për këtë nevojiten njëzet mijë euro.
Për të siguruar sa më shpejt këtë shumë, shoqata Patronesse pranë spitalit pediatrik “G. Salesi” të Anconës dhe SPAI, shoqatë adoptimesh ndërkombëtare, kanë nisur një fushatë të gjerë sensibilizimi dhe kanë hapur një llogari bankare për mbledhjen e fondeve.
Nga shoqata Patronesse sigurojnë se fondet po arrijnë. “Më 12 qershor organizuam konferencën për shtyp për të sensibilizuar opinionin publik, e përmes tij opinionin publik, mbi historinë e Alketit – thonë nga shoqata për Shqiptariiitalise.com – dhe menjëherë pas saj një pensionist dha 50 euro. Por shuma të ndryshme po arrijnë në llogarinë rrjedhëse nga qytete të ndryshme të Italisë”.
Shqiptari i Italisë mbështet nismën e tyre dhe u bën thirrje sipërmarrësve, shoqatave e të gjithë shqiptarëve në Itali të ndihmojnë me sa të munden për të arritur sa më parë shifrën e nevojshme për të sjellë në Itali Alketin në mënyrë që të operohet e t’i sigurohet një jetë normale dhe e gjatë.
Vetëm falë ndihmesës së të gjithëve vogëlushi mund të fitojë betejën e tij ndaj vdekjes.
Të dhënat bankare ku mund të bëhen derdhjet e parave janë:
conto corrente dedicato presso la banca Unicredit di Ancona
intestato a:”Associazione Patronesse”
causale del versamento: “Dedicato a Alket”
IBAN IT17G0200802619000102099102
Shqiptari i Italisë