Pesë shqiptarë janë arrestuar e të gjithë janë shoqëruar në CIE në pritje të paktikave për riatdhesimin
Zyra e Emigracionit i ka hequr lejen e qëndrimit pesë shtetasve shqiptarë të arrestuar për trafik lëndësh narkotike. Ata janë shoqëruar në CIE – Qendra për Identifikimin dhe Dëbimin në Bari e më pas do të riatdhesohen sepse paraqesin rrezik shoqëror. Pesë shqiptarët ishin arrestuar më 2009 gjatë një operacioni që shkatërroi një bandë që mbulonte një pjesë të mirë të trafikut të drogës në zonën e Ternit. Në përfundim të operacionit u arrestuan 16 persona dhe u paditën 25 të tjerë.
Organizata kishte një strukturë piramidale në majë të së cilës ndodheshin dy kushërinj shqiptarë, prej shumë vitesh me banim të rregullt në Itali. Ata sillnin drogën nga Shqipëria, ajo kalonte nga Roma e më pas në Terni ku shpërndahej. Shtetasit shqiptarë fillimisht ishin dënuar më burgim, më pas u ishte dhënë arresti i shtëpisë që ishte transformuar më vonë në detyrim firme. Por zyra e Emigracionit, me autorizim të organit përkatës gjykues, ka kërkuar dhe marrë autorizimin për të nxjerrë jashtë territorit të vendit këta persona.