in

Sanatoria. Nga Senati një shpresë që kushton njëmijë euro

Komisionet për çështjet kushtetuese dhe te drejtësisë aprovojnë dënimet e reja për ata që marrin në punë emigrantë ilegalë. Me kusht që qeveria të bëjë një legalizim

Romë, 14 qershor 2012 – Është akoma larg, por në horizont duket një legalizim.

Një shteg është hapur në Senat gjatë punimeve e heshtura të komisioneve ku Popolo delle Libertà, Partito Democratico e Terzo Polo kanë gjetur një marrëveshje dhe i kërkojnë qeverisë që të lëvizë. Jo vetëm kaq, japin edhe detajet e   procedurës: një mijë euro të paguara nga punëdhënësit për çdo punonjës të paligjshëm do të bënte të mundur nga njëra anë që punëdhënësit të evitojnë sanksionet, ndërsa nga ana tjetër do t’i japë mundësinë punonjësve që më në fund të fusin në xhep lejen e qëndrimit.

Le të bëjmë një hap prapa në kohë. Gjithçka sillet rreth dekretit legjislativ i nxjerrë më 16 prill nga Këshilli i Ministrave për zbatimin e direktivës 2009/52/Ce që përcakton standardet minimale për sanksionet dhe masat kundër punëdhënësve që punësojnë me shtetas të vendeve të treta të papajisur me leje të rregullta qëndrimi. Pasi iu dërgua për gjykim Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, ajo iu kthye qeverisë dhe pritet aprovimi përfundimtar.

Leje qëndrimi për pak persona

Ashtu siç ka dalë nga Palazzo Chigi, teksti ofron legalizimin e punonjësve në raste relativisht të rralla.

Që tani, kush punëson një emigrant që nuk ka leje qëndrimi, ndëshkohet arrestim nga tre muaj deri në një vit dhe me gjobë prej pesë mijë eurosh për secilin punëtor të punësuar. Kësaj i shtohen ndëshkimet administrative për shkelje të detyrimeve në shpërblim dhe për derdhjen e kontributeve. Ndërsa për punonjësin parashikohet dëbimi.

Drafti i qeverisë shton ama një element rëndues në rast shfrytëzimi të madh. Dënimet për punëdhënësit rriten me një të tretën deri në gjysmë here nëse punëtorët janë më shumë se tre, nëse ata janë të mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, ose nëse ato janë i janë nënshtruar “kushteve shumë të rrezikshme” duke mbajtur parasysh “karakteristikat e punës së kryer dhe të kushteve të saj”.

Vetëm në këto raste, nëse punonjësi padit punëdhënësin dhe bashkëpunon gjatë procesit, mund të marrë një leje qëndrimi për arsye humanitare. Një leje gjashtë mujore e përtëritshme për një ose më shumë deri sa të përfundojë procesi, por ajo mund të konvertohet edhe në leje pune, nëse shtetasi i huaj, ndërkohë ka gjetur një vend tjetër pune, natyrisht të rregullt.

Është e qartë, pra, që ju nuk do të ketë një legalizim masiv, një skenar ky i përjashtuar nga vetë qeveria. “Për sa i përket numrit të përfituesve të mundshëm të lejes së përkohshme … ka të ngjarë që numri përfundimtar do të jetë në fakt i papërfillshëm”, lexohet në raportin teknik që shoqëron draftin. Në të përmendet edhe një shifër : më pak se dy mijë.

Senati: “Po dekretit, por duhet edhe një legalizim”

Më 5 qershor të këtij viti Komisionet për Çështjet Kushtetuese dhe të Drejtësisë të Senatit kanë shprehur një opinion pozitiv mbi draftin, por duke e kushtëzuar me faktin që qeveria të kryejë një legalizim të ri.

“Për të garantuar efikasitetin maksimal sistemit të ri të sanksioneve – shkruajnë senatorët – është e nevojshme që futja e rregullave të reja do të çojë në daljen në dritë sa më shumë të punës së padeklaruar, me derdhjen në arkat e shtetit të tatimeve dhe kontributeve si dhe mbrojtja e njëkohshme e punonjësit ilegal të shfrytëzuar. “Në këtë perspektivë është thelbësore të parashikohet mosvënia e sanksioneve për ata që vendosin të marrin në konsideratë të mos aplikuar sanksione kundër atyre punëdhënësve të cilët zgjedhin të vetë paditen dhe të jenë të gatshëm të rregullojnë pozicionin e punëtorëve të punësuar në mënyrë të paligjshme dhe t’u paguajnë atyre pagat dhe shumat e papaguara të kontributeve që do të kishin derdhur në rast të punësimit të rregullt”

Qeveria duhet pra të parashikojë “një fazë kalimtare, brenda të cilit palët e interesuara, duke përfshirë edhe punëdhënësit e të huajve që kanë leje qëndrimi afatgjata CE, munden vullnetarisht t’u përshtaten normave ligjore dhe të shmangin kështu sanksionet më të rënda, duke deklaruar brenda një afati të caktuar, marrëdhënien e parregullt të punës, me barrën e pagesës së rrogave, sigurimeve shoqërore dhe kontributeve fiskale për të të paktën tre muajve si dhe pagesën e një kontribut prej 1.000 eurosh për çdo punonjës.

Punonjësi i përfshirë në këtë “proces të daljes nga parregullsia,” nuk do të dënohej për faktin që është emigrant i paligjshëm,përkundrazi, do të pajisej me “leje qëndrimi për punë.” Senati i kërkoi qeverisë ama që të parashikojë “mekanizma kontrolli të rreptë për të parandaluar abuzimet dhe për të shmangur zbatimin e mekanizmit të deklarimit të marrëdhënies së punës në favor të të huajve të dënuar apo të dëbuar për arsye rendi publik dhe siguri të shtetit”

Tani është në dorën e qeverisë

Kërkohet pra një legalizim për emigrantët, për bizneset dhe familjet ku ata punojnë. Asgjë e re, vetëm se është më e shtrenjtë se të mëparshmet. Pikërisht e shkuara mëson së na shumicën e rasteve janë punonjësit dhe jo punëdhënësit ata që paguajnë legalizimin e pra ato një mijë euro për secilin duket se janë goxha shumë.

Për shtetin, do të ishte gjithsesi me fitim të madh. Me 500 mijë persona (aq llogaritet të jenë emigrantët e paligjshëm në Itali) do të hynin menjëherë në arkën e tij pesëqind milionë euro, të cilave u duhen shtuar çdo vit pesë miliardë në taksa dhe kontribute; sipas sindikatës Cgil, aq është shifra që arrihet për 500 mijë  punonjës të ri me kontratat të rregullta.

Tani është në dorën e qeverisë. Gjykimi i dhënë nga Senati nuk është detyrues, por sigurisht që Profesorët do ta kenë të vështirë të injorojnë udhëzimet e shumicës që i mbështet.

Elvio Pasca

Aksident i rëndë rrugor i merr jetën 22 vjeçares Karroci

Ministri i Brendshëm Cancellieri: “Italia nuk mund të bëjë sanatore një pas një”