in

Aksident i rëndë rrugor i merr jetën 22 vjeçares Karroci

Klebeta-KacorriRome, 14 qershor 2012 – Një kthesë e papritur e një kamioni Tir që do futej në një pikë karburanti, ka shkaktuar një aksident të rëndë ku humbi jetën 22 vjeçarja shqiptare Klebeta Kacorri. Ajo po udhëtontë bashkë më të shoqin me motor kur kamioni, me sa duket pa respektuar sinjalin që ndalon kthesën, ka shkaktuar aksidentin vdekjeprurës. E reja ne origjinë nga Rrësheni nuk i ka mbijetuar përplasjes shumë të fortë, megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipit shëndetsor. I shoqi, Daniele Lacaria 26 vjeç nga Catanzaro është dërguar edhe ai në spital por nuk është lënduar rëndë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 13 qershorit në tangjencialen e Vogheras pranë daljes së qendreës tregtare Montebello. Në aksident janë përfshirë edhe automjete të tjera, por nuk ka pasur të lënduar.

 

Vitorja, Nënë Tereza e Triestes

Sanatoria. Nga Senati një shpresë që kushton njëmijë euro