in

Lirohet një prej dy të arrestuarve të Astit. Nuk kishte të bënte me trafikun e drogës

Englentian Hasa 25 vjeç dhe Artan Bregu 27 vjeç u arrestuan dy ditë më parë për trafik droge. Lirohet Artan Bregu sepse vërtetohet se nuk kishte asnjë lidhje me faktet

Dy shtetas shqiptarë, të konsideruar si shpërndarës lëndësh narkotike, kanë rënë në prangat e karabinierëve të Astit. Ata u kapën me gjysmë kilogramë kokainë të pastër, me cilësi shumë të lartë dhe që në treg do të sillte një fitim prej 100 mijë eurosh.

Janë arrestuat shtetasit Englentian Hasa 25 vjeç dhe Artan Bregu 27 vjeç. Gjatë konferencës për shtyp u bë e ditur se ushtarakët kanë vëzhguar dy të rinjtë, që kishin një sjellje të dyshimtë. Ata janë ndaluar në daljen Asti Est të autostradës për një kontroll gjatë të cilit në automjetin e dy shqiptarëve është gjetur e fshehur droga.

Nga kontrollet në banesat u zbuluan mjete për përgatitjen dhe ambalazhimin e kokainës.  Mendohet se dy shqiptarët furnizonin tregun lokal, kryesisht lokalet e natës dhe diskotekat.

Dy ditë më pas gjykatësja Elena Ricci vendos lirimin e menjëhershëm të Artan Bregut sepse vërtetohet se nuk kishte asnjë lidhje me faktet. Ai ndodhej në makinën ku udhëtonte edhe kokaina, pa pasur dijeni për “ngarkesën “ e rrezikshme. Mbetet ende në burg Englentian Hasa.

 

Ministri i Brendshëm Cancellieri: “Italia nuk mund të bëjë sanatore një pas një”

Aksidenti i Himarës. Del nga koma Eriselda Gubere