Florije Peci dhe Eriselda Gubere u nisën më 24 maj drejt Austrisë ku po i nënshtrohen një mjekimi më të specializuar.
Pak ditë pas mbërritjes së dy të plagosurave në Austri, u bë një përpjekje, pa sukses, për zgjimin e tyre. Është ende në koma vajza tjetër, Florije Peçi,që u çua bashkë me Eriseldën në Austri.
Në aksidentin e Qafës së Vishës një autobus me 33 studente (të gjitha vajza) të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, dega Letërsi, ra nga rruga në greminë nga një lartësi prej rreth 80 metrash. Humbën jetën 13 persona dhe u plagosën 26 të tjerë. Sipas raportit të Policisë së Shtetit, “nuk ka pasur dëmtim të sistemit të drejtimit apo frenimit por shkak ka qenë shpejtësia e autobuzit. Ajo ka qenë më e madhe se ajo e lejuar në këtë aks rrugor dhe drejtuesi i mjetit ka reaguar me vonesë për të ulur shpejtësinë e mjetit”.