in

Verrucchio. Të rinjtë shqiptarë fitojnë turneun e futbollit Mundialito

Më 17 qershor, skuadra shqiptare mundi në finale Maqedoninë 3-0 dhe u shpall fituese e edicionit të tretë të Mundialitos

Në komunën e Verrucchio, në provincën e Riminit, më 16 dhe 17 qershor u zhvillua Edicioni 2012 i kampionatit Mundialito, i organizuar nga drejtoria i Politikave Sociale të Komunës. Në shkallën më të lartë të podiumit të nderit u ngjit skuadra e Shqipërisë e cila në finale mundi 3-0 Maqedoninë. Më pas u radhitën Senegali, Italia, Bregu i Fildishtë (fitues i edicionit të kaluar) dhe Maroku.

Skuadra shqiptare ishte ajo me lojtarët më të rinj dhe u shqua për frymën miqësore e talentin në lojë. Kampionati u ndoq nga një numër i madh sportdashësish dhe akoma më të shumtë qenë pjesëmarrësit në festën e finales. Çdo vend kishte një stendë me gatime tradicionale të përgatitura nga familjet e lojtarëve.

Përpara çdo ndeshjeje u hodh një zar që në çdo anë kishte nga një motiv që do të frymëzonte takimin. Gjashtë thëniet, për gjashtë faqet e zarit të hedhur para takimeve ishin :

• Play hard – Do your best! Jep më të mirën tënde, merr pjesë me gëzim
• Play fair! Ji i ndershëm me vetveten dhe me të tjerët
• Hang in! Mos u dorëzo, edhe përpara vështirësive
• Take care of! Trajto të gjithë me respekt: gjithkush është i rëndësishëm
• Celebrate! Gëzohu për suksesin e tjetri si të ishte i yti
• Make a difference! Arritje të mëdha mund të realizohen vetëm së bashku

Tanimë ky kampionat është kthyer në një traditë, me emërues të përbashkët miqësinë. Këtë vit në Mundialito parashikohej edhe një Kupë Miqësie e cila u fitua nga skuadra italiane.

Lexo edhe: Fucecchio. Përfaqëuesja shqiptare fiton turneun e popujve në futboll

 

 

Anilda Ibrahimi presenta l’ultimo romanzo alla Casa Internazionale delle Donne

Kam ndërruar mbiemër. Ç’duhet të bëj për lejeqëndrimin?