in

I lindur e rritur në Itali? Dëbimi anulohet

E ka vendosur gjykatësi i paqes së Milanos. Dejan L. ishte dëbuar për në Serbi, vendlindja e prindërve ku nuk kishte shkelur asnjëherë

Romë, 4 korrik 2012 – Sipas pasaportës është serb, por ka lindur dhe është rritur në Itali. Për këtë arsye gjykatësi i paqes së Milanos ka anuluar masën e dëbimit me të cilën i riu ishte dërguar në Serbi, vendlindja e prindërve, por ku ai nuk kishte shkelur asnjëherë.

Më 17 prillin e shkuar, në zbatim të dekretit të dëbimit të 18 marsit të prefekturës së Milanos, 23-vjeçari Dejan L., pa leje qëndrimi ishte hipur në një avion për në Serbi. Në vitin 2011 kishte përfunduar në burg i dënuar me 5 muaj burg dhe me të dalë ishte çuar në Kuesturë ku i ishte dhënë masa e parë e dëbimit. Në pritje të ekzekutimit të masës, ishte mbyllur në qendrën milaneze të identifikimit dhe të dëbimit në rrugën Corelli.

Në fund të marsit gjykatësi i paqes së Milanos kishte konfirmuar masën e dëbimit, vendim kundër të cilit, avokatët e të riut u ankimuan. Më 3 korrik një gjykatës i ri, Claudio Bacherini, nënvizon në vendimin e tij faktin që L. “është shtetas serb, por i lindur e i rritur në Itali dhe vëlla i një qytetari italian”, dhe që L. “nuk është larguar asnjëherë nga Vendi i tij i lindjes (Italia)”. Për këto arsye, gjykatësi thotë se duhet mbajtur parasysh “vendlindja”, një “komunë e provincës së Torinos që çuditërisht lokalizohet në Serbi (gjykatësi u referohet disa procesverbaleve të dëbimit, shën.red.). për këto motive, sipas gjykatësit, dëbimi duhet anuluar sepse është sheshit “i palogjikshëm” dhe akti është “në mënyrë të pandreqshme i dëmtuar nga një kapërcim kompetencash”.

Kështu tani djali mund të kthehet sërish në Itali dhe avokatët e tij janë vënë në lëvizje që të marrë edhe shtetësinë italiane meqë ka edhe familjarët italianë.

Avokatët ishin ankuar edhe për faktin që Dejan L. ishte dëbuar “pa pritur as seancën e ankimimit”. E kishin sijalizuar se në një rast të ngjashëm, muajt e shkuar një tjetër gjykatës – ai i paqes i Modenës – kishte vendosur për lirimin e dy vëllezërve boshnjakë të lindur e të rritur në Itali që mbaheshin prej një muaji në qendrën e identifikimit e të dëbimit.

Lejeqëndrim të paktën për një vit për të papunët. Norma vjen në fuqi më 18 korrik

Ekstradohen nga Italia dy organizatorë të tragjedisë së 9 janarit 2004