in

Vret burrin e shkruan në mur: “Për pesë vjet më ke detyruar të jetoj si skllave”

Karabinierët e Melissanos që po hetojnë mbi rastin e vrasjes dhe të tentativës së vetëvrasjes së Antonio Mancos dhe Fitnet Mehmetit po konsiderojnë si motiv të tragjedisë edhe pasigurinë e problemet mendore të gruas

Romë, 23 korrik 2012 – Një ndër mesazhet që karabinierët kanë zbuluar në muret e shtëpisë së çiftit të tragjedisë së Melissanos thotë “Për pesë vjet më ke detyruar të jetoj si skllave”. Është shfryrja e mllefit të Fitnet Mehmetit, gruas që vrau të shoqin Antonio Manco e provoi të vriste edhe veten.

Kështu, veç dëshpërimit për gjendjen shëndetësore të të shoqit, një tjetër motiv i mundshëm i vrasjes që po marrin në konsideratë hetuesit është frika dhe pasiguria që ndiendte gruaja në rast të vdekjes së burrit.

Martesa e çiftit duket se ishte bërë pesë vjet më parë në Shqipëri, por me sa duket nuk ishte trashkruar edhe në Itali, ndaj edhe këtu nuk kishte asnjë vlerë, që do të thotë se në rast të vdekjes të së shoqit, gruas nuk i garantohej asnjë tutelë legale. Gruaja kishte mësuar vetëm pak kohë më parë që në komunë nuk rezultonte martesa e saj me Mancon ndaj ishte e shqetësuar për situatën në të cilën ndodhej, sepse i trembej të mbeturit në mes të katër rrugëve në rast të vdekjes së burrit që ka dy fëmijë nga një martesë e mëparshme.

Gruaja, sipas thuajse të gjitha dëshmive të të afërmve dhe të fqinjëve kishte dhënë sinjale të qarta problemesh të ekuillibrit mendor: dukej me fiksime dhe e trembur për të ardhmen e saj, ndihej e persekutuar, ishte mosbesuese, e pashoqërueshme e shpesh bënte fjalë për hiçgjë.

Deri tani gruaja sidoqoftë nuk është nën hetim.

Ngjarja u zbulua të shtunën në mëngjes kur një nip i Mancos bashkë me karabinierët kanë gjetur në krevat, krah njëri tjetrit, Antonio Mancon të vdekur dhe të shoqen e tij Fitnet Mehmetin, me një fije shpirt.

Lecce. Vrasje-vetëvrasje në familje

Çerçiz Topulli nënshkroi pavarësinë e Shqipërisë me grykën e muazerit