in

Bolonjë. Plaku 78 vjeç paditet nga një e re shqiptare për stalking

Në mars 2010, 78-vjeçari bolonjez i kishte dhënë shtëpinë me qira 24-vjeçares shqiptare, dhe pak muaj më pas kish nisur ta bezdiste duke i kontrolluar të gjitha lëvizjet, duke i bërë propozime nga më të pacipat. Ka arritur dire aty sa t’i hyjë papritur në shtëpi, t’i ngrejë rrobat e ta prekë vend e pa vend pa dëshirën e vajzës

Romë, 1 gusht 2012 – Një sipërmarrës plak, bolonjez 78 vjeç, është paditur për stalking  dhe dhunë seksuale nga një vajzë shqiptare 24 vjeçe banuese në Bolonjë, në një apartament që i kishte lëshuar me qira bolonjezi.

24-vjeçarja, në padinë që ka paraqitur ptanë karabinierëve ka treguar një sërë rastesh ngacmimesh e bezdisjesh nga anë e plakut që shkonin nga të qëndruarit përpara shtëpisë së saj, kontrollet e lëvizjeve e deri te propozimete pacipa e ngacmimet seksuale.

Historia nis në mars 2010 kur 78 vjeçari bolonjez i jep vajzës një apartament me qira dhe pak muaj më pas ai is ta ruajë e të ndjekë lëvizjet e saj. Duke e ditur sa e vështirë është për një të huaj të gjejë shtëpi me qira, me kontratë të rregullt, – u ka shpjeguar vajza karabinierëve, – është munduar të durojë duke e mbajtur larg të moshuarin.

Por plaku ka vazhduar në të tijën. Dimrin e shkuar me sebepin që t’i tregonte makinën e ka prekur vajzën në pjesë intime të trupit. Por kupa u mbush e vajza vendosi ta padisë vetëm pas ngjarjes së fundit një muaj më parë kur sipërmarrësi i ka hyrë papritur në apartament, i ka ngritur fustanin dhe ka nisur t’i fusë duart.

Të gjitha episodet e tilla e kanë detyruar vajzën të ketë gjithnjë frikë e të kthehet e shoqëruar në shtëpi, dhe kur është brenda të kyçë mirë dyer e dritare.

Për 78-vjeçarin, karabinierët kanë propozuar gjobitjen e që t’i qëndrojë sa më larg 24-vjeçares. (sipas ANSA)

Brindisi Sekuestrohen 310 kg marijuhanë e arrestohet 56 vjeçari Janina

Crollano gli acquisti di case da parte degli immigrati