Shpallen 20 finalistet e “Miss Italia në Botë – Edicioni special” që këtë vit i kushtohet bukurisë së huaj në Itali, bukurosheve që jetojnë në Belpaese por nuk kanë pasaportën italiane
Romë, 4 gusht 2012 – Më 3 gusht, organizatorët e edicionit special të këtij viti të ‘Miss Italia nel Mondo’, që u kushtohet të huajave që jetojnë në Itali, kanë shpallur njëzet finalistet, njëzet vajzat më të bukurat mes të huajave në Itali. Mes tyre edhe shqptarja Adriana Jasimi.
Adriana është 20 vjeçe, 1,74 m e gjatë, flokë gështenjë e sy të gjelbër. Jeton në Dicomano të provincës së Firences prej 13 jetësh kur ka bërë bashkim familjar me të atin. Ka mbaruar shkollën e mesme për operatorë tekniko-socialë për marketing. Ka marrë pjesë në konkursin “Miss Italia në Botë – Edicioni special” sepse e konsideron një mundësi të pakrahasueshme për të realizuar ëndrrën e saj, të futet në botën e modës.
Faza e parë e konkursit ishte më 26 korrik kur mëse 200 vajza të regjistruara për të marrë pjesë në edicionin special të këtij viti të Miss Italia nel Mondo, kushtuar këtë vit të huajave që jetojnë në Itali, iu nënshtruan një përzgjedhjeje fillestare në Romë.
20 vajzat më të bukura më 27 gusht do të paraqiten në Montecatini. Tre finalistet do të rrinë në qytezën termale deri më 9 shtator kur në mbrëmjen e parë të spektaklit Miss Italia që transmetohet drejtpërdrejt në RaiUno do të zgjidhet më e bukura mes të huajave në Itali, që bashkë me titullin e më të bukurës dhe admirimin e miliona italianëve do të marrë edhe njëzetmijë euro në kontrata pune. Do të jenë vetëm votat e publikut ato që do të vendosin për kurorëzimin e mbretëreshës së bukurisë mes vajzave të huaja në Itali.
Ja njëzet finalistet e Miss Italia nel Mondo – Edizione Speciale
{gallery}miss-italia{/gallery}