Guardia di Finanza arreston Damiano Cosimo Montinaro, 51 vjeç, komandant i policisë municipale në San Donato të Lecces, të cilit i ka gjetur 3,5 kg heroinë në makinë dhe në shtëpi. Arrestohet edhe Edmond Beshaj, 28 vjeç, që ishte në makinë me të
Romë, 3 shtator 2012 – Gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës, agjentët e Guardia di Finanza kanë arrestuar dje pasdite komandantin e policisë municipale të San Donatë (Lecce), Damiano Cosimo Montinaro, 51 vjeç, dhe të riun shqiptar Edmond Beshaj, 28 vjeç.
Që të dy akuzohen për mbajtje të paligjshme lëndësh narkotike.
Dy personat janë ndaluar në lokalitetin Poggiardo teksa dhëtonin me një makinë të cilës i jepte Montinaro. Gjatë kontrollit të automjetit financierët kanë gjetur dy pako me rreth një kg heroinë. Më pas agjentët kanë zbuluar edhe 2,5 kg të tjerë të ndarë në 5 pako në banesën e komandantit Montinaro në Roca të Melendugno-s, ndërsa në atë të Beshajt nuk kanë gjetur drogë por kanë sekuestruar 735 eurot që kanë gjetur.