in

Leje qëndrimi për bashkëshortin edhe kur është i të njëjtës gjini

Kuestura e Milanos i lëshon leje qëndrimi për motive familjare një serbi që është martuar (jashtë Italisë) me një italian. Shoqata Certi Diritti: “Kuesturat e tjera të marrin shembull. Të heqin ndalimin për regjistrimin e martesave të homoseksualëve”

Romë, 3 shtator 2012 – Diordje, shtetas serb, ka të drejtë të jetojë në Itali me të shoqin Adrian, italo-kanadez, edhe pse ligji italian nuk njëh martesën e tyre homoseksuale. Në fakt janë normat mbi qarkullimin e lirë të shtetasve europianë dhe të familjarëve të tyre ato që mbrojnë familjen e tyre.

Diordje dhe Adrian janë martuar para dy vjetësh në Kanada e më pas janë transferuar në Itali. Të ndihmuar nga shoqata Certi Diritti, i janë drejtuar Kuesturës së Milanos, që më 30 gusht i ka lëshuar Diordje-s një leje qëndrimi për motive familjare, siç i kishte vepruar në maj në një rast të ngjashëm.

Është ky një fakt aspak “normal” për burokracinë italiane. Në shkurt është mbyllur pozitivisht kalvari i një çifti homoseksual (njëri italian tjetri uruguajan) në Reggio Emilia, por vetëm pasi iu drejtuan gjykatës. Në fakt fillimisht kuestura kishte hedhur poshtë kërkesën e uruguajanit për lejeqëndrim, sepse sipas saj “nuk mund të njihte një status që për sistemin juridik italian është i panjohur”.

Kështu, Kuestura e Milanos – nënvizon një komunikatë e Certi Diritti “ka konfirmuar orientimin e saj: bashkëshorti i të njëjtës gjini, pavarësisht mosnjohjes së martesës së lidhur jashtë Italisë, ka sidoqoftë të drejtë të jetojë në mënyrë të rregullt në Itali sepse konsiderohet familjar i shtetasit komunitar në bazë të normave mbi qarkullimin e lirë në Europë, të pranuara nga Italia me dekretin legjislativ nr. 30 të vitit 2007, dhe në bazë të vendimeve të Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut mbi këtë argument”.

Shoqata kujton që linjat udhëzuese të dhëna nga Komisioni Europian për një zbatim më të mirë të direktivës mbi qarkullimin e lirë, nënvizojnë që “në aplikimin e direktivës duhet të njihen, parimisht të gjitha martesat e lidhura në mënyrë të ligjshme në cilëndo anë të botës”. Përjashtimet e vetme, të përmendura shprehimisht, janë ato të lidhur me forcë apo martesat poligame.

Edhe neni 9 i Kartës europiane e të drejtave themelore të njeriut, në fuqi nga 1 dhjetori 2009 sepse e përfshirë nga Traktati europian i Lisbonës, përcakton që çdo njeri “ka të drejtën të martohet e të ngrejë familje”. Dhe pa përcaktuar më kriterin e gjinive të ndryshme, siç parashikonte neni 12 i Konventës Europiane për të drejtat e njeriut.

Sipas sekretarit të Certi Diritti, Yuri Guaiana: “Vendimi i Kuesturës së Milanos përfarcon sentencën e Reggio Emilias. Kuestura e Riminit, e cila nga 17 maji 2012 po bllokon lëshimin e lejes së qëndrimit një shtetasi kuban të martuar në Spanjë me një italian, duhet të marrë shembull”.

Guaiana kërkon shfuqizimin e Qarkores Amato të vitit 2007 numër 55 “që u ndalon Komunave transkriptimin e martesave mes personash të të njëjtës gjinitë lidhura jashtë shtetit edhe nga shtetas italianë për arsye “rendi publik”, që për më tepër nuk është i aplikueshëm në të drejtën e familjes siç ka përsëritur disa herë edhe Gjykata e Kasacionit. Është koha që qeveria t’u lejojë bashkëshortëve të të njëjtës gjini t’u njihet gjendja civile edhe në Itali.

Elvio Pasca

 

Vlora në Venecia. Regjisori: “Për të mos harruar kush jemi”

Arrestohet komandanti i policisë municipale për trafik droge