in

Italia ndihmon Shqipërinë me dy avionë kanadair

Italia dërgon në Shqipëri dy avionë për shuarjen e zjarreve, që vihen në punë menjëherë

Ndërsa në Itali shirat po ndihmojnë në normalizimin e situatës në aspektin e zjarreve, dhe “në përgjigje të kërkesave urgjente të qeverisë shqiptare, edhe këtë vit Departamenti i Mbrojtjes Civile Italiane ndihmon autoritetet shqiptare në shuarjen e zjarreve në pyje, të cilët nga muaji gusht kanë prekur, me pasoja të rënda mjedisore, zona të ndryshme të Shqipërisë”.

Në njoftimin e dhënë nga Ambasada italiane në Tiranë, bëhet e ditur se duke filluar nga 4 shtatori, do të veprojnë në Shqipëri dy avionë Kanadair, të vënë në dispozicion nga Qeveria italiane, të cilët, në koordinim me Mbrojtjen Civile Shqiptare, do të kryejnë disa misione në mënyrë që të vënë nën kontroll zjarret, të cilat kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit dhe ku ndërhyrja nga ajri është e domosdoshme, si në rrethin e Pukës, ku terreni shumë i thyer malor vështirëson  mundësinë e depërtimit të efektivëve të shërbimit pyjor dhe të një grupi efektivësh të forcave të armatosura, të cilët prej tre ditësh janë në mbështetje të komunitetit, për izolimin e vatrave të zjarrit.

Ndërkaq, sipas Qendrës operacionale të ministrisë së Brendshme, për normalizimin e situatës, në komunën Fierzës po angazhohen 100 ushtarë, ndërkohë që në Orosh dhe Iballë, ku janë angazhuar forcat e armatosura, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, banorët e zonës, si edhe mjete të zjarrfikës, situata paraqitet më e vështirë dhe pritet ndërhyrja nga ajri. Qendra Operacionale, pranë Ministrisë së Brendshme pritet të aktivizojë fluturime nga ajri edhe në tre vatrat e tjera të zjarrit, në rrethin e Pukës.

Greqia shqiptarëve: jo Selanik, por Thessaloniki

Sanatoria{br}Ministria e Brendshme: “Ja si paguhen 1.000 euro”