in

Sanatoria{br}Ministria e Brendshme: “Ja si paguhen 1.000 euro”

Shkarkoni F24 dhe lexoni shembujt e përpilimit të formularit

Ministria e Brendshme ka botuar në faqen e saj on line modelin F24 me të cilin do të paguhen 1.000 eurot para se të paraqitet kërkesa për legalizimin e punonjësve të huaj të parregullt.

Ministria tregon me dy shembuj se si do të përpilohet ky model në rastin e legalizimit të marrëdhënies së punës shtëpiake, të cilës i takon kodi “REDO”, si dhe në rastin e punës së varur, me kod identifikues RESU”.

Kujton gjithashtu që këto F24 duhet të paguhen para paraqitjes së kërkesës së legalizimit, por sidoqoftë jo më parë se data 7 shtator, datë kur ministria e Financave do të aktivizojë kodet.

Më poshtë mund të shkarkoni F24 që duhet përdorur për pagesën e shumës prej 1.000 euro, dhe dy shembujt e mbushjes së formularëve me udhëzimet në gjuhën shqipe.

Shkarko:
‘F24 Con elementi identificativi’

Shembujt e përpilimit:
‘F24 Con elementi identificativi’ për legalizimin e bashkëpunëtorit familjar
‘F24 Con elementi identificativi’ për legalizimin e punonjësit të varur

Italia ndihmon Shqipërinë me dy avionë kanadair

Falsifikon lejeqëndrimin e skaduar për të punuar në Itali