Deri sot në orën 13.00, janë nisur rreth 12.300 kërkesa, nga të cilat vetëm 1.252 për punonjës të varur, të tjerat për bashkëpunëtorë familjarë
Romë, 19 shtator 2012 – Përditë e më e ngadaltë ecuria e sanatores. Në vend që të shtohen, kërkesat e paraqitura janë çdo ditë e më të pakta. Praktikisht deri sot në orën 13.00 janë insur 12.274 kërkersa legalizimesh, kryesisht për bashkëpunëtorë familjarë dhe vetëm 1.252 për punonjës të varur.
Në tabelën e detajuar e dhënë nga ministria e Brendshme vërehet që për shqiptarë numri është shumë i ulët, vetëm 209 kërkesa: 25% e kërkesave (52) janë për shqiptarë të punësuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe 75% (apo 157 kërkesa) për bashkëpunëtorë familjarë.
Kërkesat janë më të shumta për indianë (2.021 kërkesa), bangalezë (1.942), egjiptianë (1.376), marokenë (1.295) dhe ukrainas (1.091).
Përsa i përket shpërndarjes gjeografike të kërkesave, më të shumtat janë paraqitur në Milano (1.854), Romë (1.755), Napoli (1.566).
Të gjitha tabelat e ministrisë së Brendshme të përditësuara në orën 13.00 të 19 shtatorit 2012