in

Igli Tare: “Lazio pati besim tek unë. Dua ta shpërblej me një skuadër të fortë”

Tare, drejtori sportiv i Lazios, ka arritur të sjellë në klubin e tij talente të reja, por edhe yje të futbollit ndërkombëtar. “Dua të krijoj një strukturë të fortë që më pas të mund të ndihmojë klubin për të arritur objektivat”

Gjysma romaniste e Romës vitin e shkuar tallej duke përdorur shprehjen “Tare? Kush është ky?” të trajnerit të Romës Enriques. E vërteta është se sot Igli Tare, drejtori sportiv i klubit kryeqytetas të futbollit, Lazio, është ndër më të vlerësuarit e serisë A italiane. Kur sapo mori detyrën në vitin 2009 shprehej për Botën Shqiptare: “Është një përgjegjësi shumë e madhe, sepse do të thotë që kam kaluar në një fazë tjetër, shumë më të vështirë se ajo e të qenit futbollist. Është një arritje e madhe pas karrierës si futbollist. Ishte diçka që prisja dhe të cilën e synoja prej kohësh. Është një arritje pa dyshim”.

Ish futbollisti shtatlartë duket se po e kryen më së miri detyrën që i është besuar: sot drejtues me peshë në Lazio ka arritur të sjellë në klubin e tij talente të reja si Lulic, Gonzalez apo Hernanes, por edhe të sjellë yje të futbollit ndërkombëtar si  Miroslav Klose, të cilit i vërdallosej gjysma e Europës.

Është e vërtetë që ktheni në flori gjithçka që prekni?

Ndoshta, por sinqerisht nuk është ky qëllimi im: dua të krijoj një strukturë të fortë që më pas të mund të ndihmojë klubin për të arritur objektiva të caktuar. Gjatë këtyre viteve po punojmë të gjithë mirë e rezultatet po e tregojnë.

Ju u zgjodhët nga presidenti Lolito mes mijëra mëdyshjeve. Tani është gjithçka ndryshe.

E vërteta është se ai ka pasur gjithnjë besim tek unë, ndryshe nga gjithë të tjerët. Kjo më ka ndihmuar shumë sepse kur duhet të punosh në një qytet të vështirë siç është Roma, nëse ke besimin e shoqërisë, shkon përpara në rrugën tënde pa e ndier shumë peshën e kritikave.

Mes shumë lojtarëve që keni sjellë në Lazio, a ka ndonjë që keni më për zemër?

Në të vërtetë nuk është çështje futbollistësh të veçantë sepse nëse e gjithë skuadra është si një orkestër që ofron një muzikë të bukur, atëherë kënaqësia është e pamasë.

A mendoni se ky është një vit i mirë për të pasur Lazion në Champions League?

Për ne është detyrim të konfirmojmë rezultatet e mira të eritanishme, por sidoqoftë uhet të qëndrojmë me këmbët në tokë sepse kampionati i këtij viti është i ekujlibruar si asnjëherë tjetër, me shumë skuadra pretendente. Fryma e klubit tonë është të mendojmë për fitoren e garës së radhës, kështu garë pas gare. Nuk duam të bëjmë ëndrra në diell.

Nga Leggo.it

Dagli immigrati 6,2 miliardi di Irpef

Google vë on line arkivat mbi historinë e shekullit XX