in

Google vë on line arkivat mbi historinë e shekullit XX

Motori i kërkimit online Google ngre një platformë me faktet kryesore të historisë së shekullit XX të mbledhur nga 17 muzeume dhe institute historike në botë.
Holokausti, çmimi Nobel për Paqen Nelson Mandela, por edhe pranvera e vitit 1968 në Francë, apo ‘La dolce vita’ italiane. Të gjitha su www.google.com/culturalinstitute

Motori i kërkimit Google publikon në rrjet arkivat e rëndësishëm mbi faktet kryesore të historisë së shekullit XX, veçanërisht për Holokaustin, çmimin Nobel për Paqe, Nelson Mandela apo dhe shumë ngjarje nga maji ’68 në Francë, të mbledhur nga 17 muzeume dhe institute historike në botë. 

Tashmë, përdoruesit mund të kërkojnë lirisht, nëpërmjet platformës Google Cultural Institute (google.com/culturalinstitute), rreth gjashtë milionë foto, dokumente, filma të mbledhur nga 17 muze dhe institute kulturore të vendeve të ndryshme, si nga muzeu i ish-kampit nazist të vdekjes Auschëitz-Birkenau (Poloni), Instituti Yad Vashem (Izrael) apo Qendra përkujtimore ”Nelson Mandela” (Afrikë e Jugut).

“Të dhënat janë shpërndarë në formën e ekspozitave tematike, 42 prej të cilave janë publikuar më 10 tetor. Të tjerat do të shtohen në të ardhmen”, shtoi për shtypin drejtori i projektit, Google, Mark Yoshitaka.

“Kjo është një punë fantastike, që mundëson kapërcimin e kufijve gjeografikë, të bësh një muze të qëndrojë hapur 24 orë në 24 dhe të përdorshëm në disa gjuhë. Ky është një revolucion i vërtetë”, theksoi Robert Kostro, drejtor i Muzeut të Historisë së Polonisë.

Për Italinë, Istituti Luce ka vënë në këtë platformë materiale mbi vitet 1955-1965, “Gli anni della Dolce Vita”.

 

Igli Tare: “Lazio pati besim tek unë. Dua ta shpërblej me një skuadër të fortë”

“100 Nëntorë” – F.A.R.E. (in) festa per il 100º anniversario dell’Indipendenza Albanese