in

Sarandë. Kurse të gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve të kthyer

Më shumë se 100 nxënës janë fëmijë emigrantësh të kthyer dhe kanë nisur mësimin në shqip në shkollat e këtij rrethi. Një pjesë e mirë e fëmijëve të kthyer nga Greqia nuk dinë as të shkruajnë dhe as të lexojnë shqip, madje ka edhe nga ata që e flasin fare pak gjuhën amtare”.

Në rrethin e Sarandës kthimi i emigrantëve në vendlindje, veçanërisht nga Greqia, po shoqërohet me probleme përsa i përket integrimit dhe ambientimit të fëmijëve në sistemim arsimor në gjuhën shqipe.

Burime nga zyra arsimore në Sarandë, bënë të ditur për ATSH-në se, “më shumë se 100 nxënës janë bij emigrantësh të kthyer nga emigrimi dhe kanë nisur mësimin në shqip në shkollat e këtij rrethi. Një pjesë e mirë e fëmijëve nuk dinë as të shkruajnë dhe as të lexojnë shqip, madje ka edhe nga ata që e flasin fare pak gjuhën amtare”.

Edhe pse vështirësitë për shkak të gjuhës janë të shumta Drejtoria Arsimore dhe drejtoritë e shkollave po punojnë me programe të veçanta në të gjitha klasat me nxënës të kthyer nga emigracioni. 

Në këto shkolla krahas punës së diferencuar me këta nxënës, janë ngritur kurse për mësimin e gjuhës shqipe, kurse që zhvillohen jashtë procesit mësiomor.Vetëm në këtë vit shkollor në shkollën 9 vjeçare “9 Tetori” në Sarandë, që është një ndër shkollat më të mëdha në rreth janë kthyer 25 nxënës, nga të cilët 4 kanë probleme të shumta me gjuhën shqipe . 

“Për të integruar sa më shpejt dhe në mënyrë cilësore këta nxënës drejtoria e shkollës ka ngritur kursin e gjuhës shqipe, i cili zhvillohet dy herë në javë”, thotë drejtori i shkollës, Guri Tartari, duke evidentuar faktin se përveç kurseve me rëndësi është edhe puna që bën psikologu, pasi ndërrimi i mjedisit dhe kalimi në një kolektiv të ri e të panjohur ka pasojat e veta.

Për mësuesit e shkollave, ku mësojnë fëmijët e ardhur nga emigrimi, nga muaji në muaj puna po bëhet edhe më e lehtë, pasi veç punës në shkollë dhe të diferencuar janë edhe vetë fëmijët që punojnë me dëshirë e pasion në orët e pasdites për të përvetësuar gjuhën shqipe.

Të njëjtat probleme në rrethin e Sarandës u ndeshën edhe vitin e kaluar, por u kapërcyen me sukses të plotë.

Permesso premio per Abderrahim, che salvò una famiglia romana

Armët e e Skënderbeut në Tiranë nga 27 nëntori