in

Sa afër, sa larg. Marrëdhëniet me Italinë në 100 vjet Pavarësi

Më 22 nëntor 2012, në orën 9.30 deri 17.30, në Universitetin “La Sapienza”, do të zhvillohet konferenca: “Sa afër, sa larg, 100 vjet Shqipëri e pavarur dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane”.

Konferenca zhvillohet në bashkëpunim nga Universiteti i Romës “La Sapienza”, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, Arkivi i Shtetit Shqiptar dhe Zyrës së Arkivit Historik të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane, nën kujdesin e Ministrive të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe të Italisë.

Konferencën do ta përshëndesë Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, Ambasadori i Shqipërisë në Itali, Llesh Kola, dhe Rektori i Universitetit “La Sapienza”, Luigi Frati.

Konferenca do të jetë e ndarë në pesë panele si vijojnë:

Paneli I  – Populli i Shqiponjave në periudhën e gjatë historike
Paneli II – Pavarësia dhe Luftërat Botërore
Panali III – Burimet dhe Rekomandimet
Paneli IV – Italianët studiojnë Shqipërinë
Paneli V – Shqipëria Bashkëkohore

Shkarko programin

Kuvendi vlerëson Korin Lira me titullin Nder i Kombit

‘Anija’ di Roland Sejko, evento speciale a Torino Film Festival