in

UNAR: “Të punësohen edhe të huajt në Administratën publike”

Zyra kombëtare kundër diskriminimeve raciale kërkon që në konkurset për punësimet në shtet të mund të marrin pjesë edhe të huajt

Nje nga fushatat kunder diskriminimit e UNAR-it
Në konkurset për punësimet në administratën publike duhet të lejohet edhe pjesëmarrja e shtetasve jokomunitarë, përndryshe konkurset janë diskriminuese, pra të paligjshme. është qëndrimi i marrë nga Zyra Kombëtare kundër diskriminimeve raciale që i ka kërkuar qeverisë një normë që të heqë shtrëngimet mbi punësimin e qytetarëve të huaj në administratën publike.

Mes rasteve të trajtuara muajt e fundit nga Unar është edhe përjashtimi i një infermiereje kolumbiane nga një konkurs publik i hapur nga ASL i Triestes, apo ai i disa kandidatëve të përjashtuar (vetëm pse të huaj) nga një konkurs i Komunës së Savonës për ekspertë të komunikimit institucional.

“Pikërisht më 12 nëntor, Gjykata e Triestes na dha të drejtë – shpjegon drejtori i Unar-it, Marco De Giorgi – duke i dhënë të drejtë shtetases kolumbiane që ankohej se ishte diskriminuar padrejtësisht”. është vetëm e fundit e dhjetëra sentencave që shkojnë në këtë kah që për më tepër është ai i udhëzuar nga Bashkimi Europian.

“Edhe për të smangur pasojat e një procedure të re shkeljeje kundër Italisë në këtë aspekt – vazhdon De Giorgi – i kemi kërkuar Departamentit për politikat europiane të Presidencës së Këshillit të Ministrave të parashikojë sa më parë futjen në një nga dekretet e radhës së një norme të re në mbështetje të direktivave europiane që të lejojë pjesëmarrjen e të huajve në konkurset e punësimit në administratën shtetërore, njësoj si shtetasit komunitarë”.

Sanatoria Taksat dhe rrogat e muajve të shkuar vetëcertifikohen

Dita e lirisë