in

Sanatoria Taksat dhe rrogat e muajve të shkuar vetëcertifikohen

Për të çuar deri në fund procedurën e legalizimit të të huajve kërkohen pagesat e rrogës, kontributeve dhe taksave e të paktën gjashtë muajve të prapambetur

Për shtetasit e huaj, familjet dhe ndërmarrjet e përfshira në sanatoren e fundit ka nisur pritja e përmbylljes së praktikave.

130 mijë kërkesat e tyre po shqyrtohen tashmë nga Kuesturat, Drejtoritë territoriale të punës dhe nga Sportelet unike të imigracionit dhe vetëm nëse nuk do të dalë asnjë problem, në asnjë prej këtyre zyrave, muajt e ardhshëm punonjësit e punëdhënësit do të thirren për të nënshkruar kontratën e qëndrimit.

Në këtë pikë, për të përmbyllur më në fund praktikën e legalizimit, punëdhënësit duhet të kenë paguar të paktën gjashtë muaj të prapambetur rroga (punonjësve), taksa dhe kontribute shoqërore (shtetit). Përsa i përket kontributeve, ndërmarrjet duhet të tregojnë një kopje të deklaratës Uniemens ose, në rastin e punës bujqësore, një kopje të modelit DMAG. Familjeve do t’u mjaftojë të paraqesin kuponet e buletineve MAV që u ka nisur INPS atyre që kanë kërkuar legalizimin e bashkëpunëtoreve familjare.

Taksat e prapambetura do t’u kërkohen vetëm ndërmarrjeve, pasi familjetnuk janë të autorizuara t’u mbajnë punonjësve një pjesë nga rroga për t’ia dhënë shtetit si taksa. Data e parë e skadencës së derdhjes së taksave për punonjësit që legalizohen ishte 16 nëntori. Në Sportelin unik për imigracionin punëdhënësi duhet të paraqesë vetëcertifikatë, një model të të cilës ministria e Brendshme e ka publikuar në faqet e veta online (www.interno.it).

Do të mund të vetëcertifikohet me një deklaratë të përbashkët të punëdhënësit dhe punonjësit (modelet edhe për këtë gjenden në faqet on line të ministrisë së Brendshme me emrat ‘Lavoro subordinato’, ‘Lavoro domestico’) edhe pagesa e rrogave të shkuara. Këto nuk duhet të jenë më të ulëta se minimumi i parashikuar nga kontratat kolektive të referimit dhe, sidoqoftë, nuk duhet të jenë më të ulëta se çeku social. EP

Matrimoni. Aumentano i “sì” con almeno uno sposo straniero

UNAR: “Të punësohen edhe të huajt në Administratën publike”