in

Italianët: “Problem imigrantët? Jo sa politikanët”

Sondazhi Censis. “Tepër të huaj” është në vend të katërt mes shqetësimeve për të ardhmen e Italisë

Romë, 4 gusht 2010 – Më shumë se imigrantët, problemi i vërtetë i këtij vendi janë politikanët. Kjo është përgjigjja më e shpeshtë e italianëve, të intervistuar nga Censis (Centro Studi Investimenti Sociali). Pyetjes mbi dy problemet më të mëdha që rëndojnë mbi të ardhmen e Vendit, 34,4% janë përgjigjur “klasa politike që grindet e nuk zgjidh gjë”, 29,6% ngrenë gishtin kundër papunësisë së lartë, 26,2% kundër korrupsionit dhe vetëm 17,7% kundër “pranisë së tepërt të imigrantëve”.

Renditen më pas shqetësimet lidhur me mosmbrojtjen e mjaftueshme të të rinjve, me evazorët e shumtë fiskalë, taksat tepër të larta, hendekut të thellë mes të pasurve dhe të varfërve, dhe keqfunksionimit të shkollave dhe universiteteve.

Në veçanti, përsa i përket identikitit të italianëve që shohin si problem imigracionin nga të dhënat e Censis-it del në dritë se janë më shumë gra se burra (19,6% e grave shohin imigrantët si problem për të ardhmen e Italisë kundrejt 11,9% të burrave), dhe më në përgjithësi kush i trembet të huajve është i moshuar, pa familje, me nivel shoqëror ekonomik të mesëm, jeton në Veri Lindje në një komunë me më pak se 30 mijë banorë. E.P.

Shkarko të dhënat e sondazhit

 

Zgjaten radhët për pasaportat biometrike

Të ardhurat e nevojshme për shtetësinë italiane