in

Forcave ajrore shqiptare u shtohet një helikopter Cougar i prodhuar në Francë

Një helikopter i tillë u rrëzua këtë verë në Francë gjatë kolaudimit. Gjatë atij aksidenti, gjashtë anëtarët e ekuipazhit, pilotë, teknikë dhe inxhinierë ekspertë të provave, humbën jetën

Tiranë, 3 dhjetor 2012 – Në pjesën ushtarake të Aeroportit të Rinasit u zhvillua sot ceremonia e pritjes së helikopterit tip “Cougar”, bazuar sipas marrëveshjes me kompaninë franceze  “Eurocopter”.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami duke folur në këtë ceremoni, përshëndeti përfaqësuesit e kompanisë “Eurocopter” për ndërtimin e helikopterit “Cougar” dhe theksoi se në këtë 100-vjetor nuk mund të mungonte një helikpoter i tillë modern për Forcat tona Ajrore.

“Helikopteri “Cougar”, u shpreh  Imami, është dhurata më e mirë për 100-vjetorin e Forcave tona të Armatosura, është një prodhim i mrekullueshëm, i cili është pjesë e programit më të madh të modernizimit të Ushtrisë Shqiptare në këto 20 vjet”

Helikopteri “Cougar” është i pari i një seti prej pesë helikopterësh të këtij tipi për Forcat tona Ajrore. Ai është një mjet shumëfunksional, i përshtatshëm për shërbimet SAR dhe COMBAT SAR. Në kontratën me kompaninë “Eurocopter” përfshihen: 1 helikopter për shërbimin VIP, 1 helikopter për shërbimin SAR, 1 helikopter për transport mjeksor, si dhe 2 helikopter të tjerë për transport trupash. Helikopteri më i ri i Forcave të Armatosura Shqiptare ka një kapacitet prej 24 vendesh, si dhe një manovrueshmëri të lartë në kushte të vështira të motit, siguron ndriçim dhe komandim ditën dhe natën, si dhe zotëron një shpejtësi të lartë.

Me gjithë fjalët e mira të ministrit shqiptar të Mbrojtjes, duhet kujtuar se ceremonia e sjelljes së helikopterëve në Shqipëri parashikohej të bëhej në korrik, por rrëzimi i një helikopter i tillë në malet e thepisura të Provencës në Francë, më 25 korrik, ndërroi planet. Gjatë atij aksidenti, gjashtë anëtarët e ekuipazhit, pilotë, teknikë dhe inxhinierë ekspertë të provave, humbën jetën. Helikopteri tip “Cougar”, po kompletonte një seri fluturimesh kolaudimi përpara se të vihej në prodhim për ushtrinë shqiptare, sipas marrëveshjes së firmosur në vitin 2009 nga qeveria shqiptare për blerjen e 5 helikopterëve transportues nga kompania “Eurocopter”.

Zgjedhjet e reja për Kuvendin më 23 qershor 2013

Adriatik Llalla emërohet prokuror i përgjithshëm