in

Zgjedhjet e reja për Kuvendin më 23 qershor 2013

Presidenti i Shqipërisë dekreton datën e zgjedhjeve të ardhshme politike. Kuvendi i ri përcaktohet më 23 qershorin e ardhshëm

Tiranë, 3 dhjetor 2012 – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi 23 qershorin 2013 si datën e zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin.

“Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019 , datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, dekretoj Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013” lexohet në dekretin e Presidentit.

Vendimi për datën e mbajtjes së zgjedhjeve erdhi pas takimeve konsultuese që Presidenti Nishani organizoi me përfaqësues të partive parlamentare, gjatë të cilave data 23 qershor ishte diskutuar si më e mundshmja.

Tani i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të punojë për përgatitjen e procedurave të nevojshme për zgjedhjet e ardhshme.

Lexo edhe: Kuvendi miraton reformën e ligjit zgjedhor

Arrestohen dy të rinj me 48 kg drogë në makinë

Forcave ajrore shqiptare u shtohet një helikopter Cougar i prodhuar në Francë