in

Neritan Ceka mund të jetë ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë në Itali

Sipas mediave shqiptare është kryetari i Partisë Aleanca Demokratike  dhe këshilltar i kryeministrit Berisha për Kulturën ai që do t’i propozohet Kuvendit për postin e ambasadorit në Romë në vend të ambasadorit të karrierës Llesh Kola

Romë, 7 dhjetor 2012 – Sipas të përditshmes “Gazeta Shqiptare”, burime nga ministria e Jashtme bëjnë të ditur se do të jetë Neritan Ceka ambasadori i Shqipërisë në Itali. Vetë Ceka, kryetari i Partisë Aleanca Demokratike (PAD), sot këshilltar i kryeministrit Berisha për Kulturën, i kontaktuar nga gazeta nuk ka komentuar lajmin, por duket se kandidatura e tij do t’i paraqitet zyrtarisht për miratim Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtëm, javën e ardhshme. Vendimi për të emëruar ambasador një nga këshilltarët e tij e pikërisht liderin e Aleancës Demokratike, vjen pak muaj pasi nënkryetari i PAD-it, Eduard Abazi, deklaroi se po mund të linte koalicionin me Partinë Demokratike me pretendimin se “PD nuk i ka plotësuar pikat e marrëveshjes bashkë-qeverisëse”.

Neritan Ceka, 71 vjeç, arkeolog e profesor, është një nga themeluesit e Partisë Demokratike (nga e cila u largua më pas) dhe nga viti 1991 deputet në Kuvend për disa legjislatura. Në vitin 2009 u kandidua për President i Shqipërisë. Sot udhëheq partinë Aleanca Demokratike dhe është këshilltar i kryeministrit për Kulturën.

Ceka do të zëvendësojë në këtë post ambasadorin e karrierës, Llesh Kola, që ka marrë mandatin në vitin 2006. Sipas ligjit mbi shërbimin e Jashtëm “Diplomatët emërohen në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, të akredituara në shtete të tjera, të paktën dy vjet pasi kanë marrë gradën e parë diplomatike (atashe). Ata qëndrojnë me shërbim në të njëjtën përfaqësi diplomatike, si rregull, për një periudhë 4-vjeçare”.

E ambasadori Kola nuk është i vetmi që mban detyrën prej më shumë se katër vjetësh. Ashtu si ai, në Zvicër prej vitit 2006, Floren Çeliku, ambasador në Poloni, Pëllumb Qazimi në Kroaci, Ylljet Aliçkaj në Francë, Artur Kuko pranë NATO-s, të emëruar në 2007-tën dhe Islam Lauka në Kosovë, që mban postin e ambasadorit nga viti 2008.

Cittadinanza minori. “Leggi e politica arretrate, gli italiani sono più aperti”

Shqipërisë do t’i mohohet sërish statusi i vendit kandidat i BE-së