Violinistët Klaidi Sahatçi, Dorian Xhoxhi, Tedi Papavrami dhe violonçelisti Vlorent Xhafaj kthehen në Tiranë për festivalin instrumental që mbahet në 7-10 dhjetor në Tiranë
Tiranë, 9 dhjetor 2012 – Festivali instrumental, “Different Trains” u çel mbrëmjen e të premtes, në sallën e Universitetit të Arteve, që po rikthen në atdhe artistët e suksesshëm në botë, violinistët Klaidi Sahatçi, Dorian Xhoxhi, Tedi Papavrami dhe violonçelistin Vlorent Xhafaj Natën e parë të festivalit, dy instrumentistët shqiptarë, Dorian Xhoxhi, Vlorent Xhafaj, të shoqëruar nga ata të huaj, Andrea Rebaudengo në piano dhe Joaquin Requelme Garcia në violinë interpretuan për publikun kuartete të Moxart, Mahler, Brahms,
“Trena të ndryshëm”, quhet festivali që në ditët në vazhdim do të sjellë për publikun interpretime e Tedi Papavramit e Klajdi Sahatçiut. Koncerti i radhës është të dielën më 9 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku të gjithë artistët, Papavrami, Sahatçiu, Xhoxhi, Xhafaj e artistët e huaj, do të luajnë kuartete nga Debussy, Shostakoviç dhe Dvorak. Finalja e festivalit zhvillohet mbrëmjen e datës 10 dhjetor në Universitetin e Arteve.
Tedi Papavrami prej disa vitesh, ai jeton në Gjenevë, në Zvicër, ku, që nga viti 2008, jep mësim si profesor violine në Konservatorin e Lartë të këtij qyteti. Ditët e Tedit janë të ndërtuara rreth studimit të violinës, muzikës së dhomës (ai është anëtar i kuartetit Schumann, ansambël me piano), përkthimit, sportit, mësimdhënies së dijes së tij muzikore si dhe transkriptimit për violinë solo veprash origjinale për klavinçembalo ose organo (botimet Ries & Erler-Berlin).
Klaidi Sahatçi bëri debutimin e tij me Orkestrën Sinfonike të RAI-t në Milano me rezultate shumë të suksesshme dhe kjo shënoi fillimin e një karriere të shquar. Ai ka luajtur si solist me Tonhalle Orchester Zyrih, Orchestre National de Lyon, Orkestrën e Zvicrës italiane, Zürcher Kammer Orchester, I Virtuosi Italiani, Orchestra da Camera të Milanos, Orquesta National de Chile, Cameristi të Scalas dhe me dirigjentë si D. Zinman, A. Lombard, M. Tang, H. Gri_ths dhe M. Nesterowitz
Mbas diplomimit Dorian Xhoxhi i është përkushtuar jetës muzikore në orkestra të ndryshme gjermane me traditë dhe reputacion të lartë në mbarë botën. Në vitin 2006-2007 ai ka qenë violinist në Deutsche Symphonie Orchester (Orkestra Simfonike Gjermane) në Berlin, 2008-2009 Koncertmjeshtër i parë i violinave të dyta në Gewandhausorchester në Leipzig. Nga janari i 2010-ës Dorian Xhoxhi do të vazhdojë karrierën e tij profesionale si violinë e parë në Berliner Philharmoniker (Orkestra Filarmonike e Berlinit).
Vlorent Xhafaj ka qenë anëtar i disa prej orkestrave më të mira në botën rinore, si Pacific Symphony Orchestra, Schleswig-Holstein Festival Orchestra, Luzern Festival Orkestra Jugend, si violonçel kryesor në vitin 2007 dhe 2009. Ai ka luajtur nën drejtimin e dirigjenteve si Valery Gergiev, Pierre Boulez, Herbert Blomstedt, Essa-Pekka Salonen, Sir Neville Marriner etj në muzikë dhome apo recital ka luajtur në vende si Danimarke, Spanjë, Poloni, Itali, Zvicër, Belgjikë, Suedi, Gjermani, Francë, Ukrainë, Bullgari, Turqi, Tunizi, Libi, Australi, Argjentinë, Tajvan dhe Japoni.