in

Shqipëria nxori jashtë vendit 1,3 miliardë dollarë në pesë vitet e fundit

Sipas Global Financial Integrity në pesë vjetët e fundit janë larguar nga Shqipëria shuma të mëdha parash të fituara në mënyrë të paligjshme tqë barasvelfshme me një të tretën e Buxhetit të vendit

Tiranë, 20 dhjetor 2012 – Global Financial Integrity (GFI) ka publikuar një raport mbi transferimin e paligjshëm të parave. Zëdhënësi i GFI-së, Clark Gascoign në një prononcim për ‘Balkan Insight’ thekson se nga Shqipëria janë nxjerrë jashtë 1,3 miliardë dollarë në vetëm 5 vitet e fundit.

Grupi i Avokatisë kundër korrupsionit me qendër në Uashington, që për raportet e tij, të dhëna të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, thekson se në një hark kohor prej 5 vitesh kanë dalë jashtë vendit një sasi sa 1/3 e buxhetit total të Shqipërisë. Sipas këtij Grupi, shumica e këtyre parave (60%) vinin nga evazioni fiskal, 35% nga akvititeti kriminal dhe 5% nga korrupsioni.

Betëm në vitin 2008, janë transferuar jashtë Shqipërisë në mënyrë të paligjshme 405 milionë dollarë, ndërsa flet për një mesatare vjetore prej 131 milionë dollarësh, që u zhvendosën në parajsa fiskale, vende ku nuk paguhen taksa për të ardhurat në fitim.

“Kjo është një sasi e madhe parash për një shtet si Shqipëria, por nëse këto para do të kishin qëndruar brenda vendit, mund të ishin përdorur në infrastrukturë, arsimim, apo në lehtësimin e varfërisë tek pjesa e varfër e popullsisë”, thotë Gascoigne.

Veç të tjerash, “një rrjedhje e tillë ushqen ekonominë informale, krimin e korrupsionin, dhe thekson akoma më shumë pabarazinë e të ardhurave, duke i bërë të pasurit akoma më të pasur, e të varfrit akoma më të varfër”, shton ai.

Indeksi i korrupsionit i Transparency International, për vitin 2012, tregoi se Shqipëria ishte vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Rajon.

 

A do të kthehet regjimi i vizave për disa vende ballkanike?

Ali Darwish:”Vi racconto l’islam italiano su YouTube”