in

Kurs falas për kualifikimin e punonjësve në sektorin e heqjes së eternitit

IRS Europa, ent i akredituar, nis regjistrimet për një kurs formimi të financuar nga Provinca e Romës. Krejtësisht falas, kursi u drejtohet emigrantëve me qëndrim të rregullt në Itali që duan të kualifikohen për heqjen e bonifikimin e eternitit, kualifikim i rëndësishëm për një sektor. Një rast i shkëlqyer për t’u kualifikuar falas.

Kursi do të zgjasë 92 orë, do të mbahet nga profesionistë të sektorit të martë nga ora 9.00 deri në 13.00 dhe të premte nga ora 14.00 deri në 19.00, duke filluar nga mesi i shkurtit 2013.
Për të gjithë pjesëmarrësit që ndjekin të paktën 65 orë parashikohet një shpërblim prej 3 euro në orë.

Për t’u regjistruar duhet shkarkuar formulari i kërkesës në web-site-n www.irseuropa.it, duhet përpiluar e bashkë me një kopje të dokumentit të identiteetit dhe të kodit fiskal i duhet nisur IRS Europa. kërkesa mund të dorëzohet personalisht, të dërgohet me faks apo me një letër rekomande me lajmërim marrjeje brenda orës 12.00 të datës 16 janar.

Më 23 janar, on line apo në zyrën në rrugën Appia Nuova 138 do të botohen datat për provimet e pranimit. 16 kandidatët do të përzgjidhen në bazë të rezultatit që të kenë në testimin e gjuhës italiane.

Për informacione e regjistrime:

Nga e hëna në të premte, nga ora 10.00 deri në 13.00
Telefon: 0677591333
Celularë: 329.0187776 / 334.8251231
Faks: 0677591398
E-mail: f.bulla[at]irseuropa.it

Casapound paraqitet në zgjedhje. “Stop emigracionit”

Bergamo. Arrestohet një 32 vjeçar kosovar. Akuzohet të ketë përdhunuar një të re shtatzënë