Jam martuar në gusht në Shqipëri e në shtator im shoq, që jeton në Firence ka kërkuar bashkimin familjar me mua. Por akoma nuk i është kthyer përgjigje. Sa kohë duhet të presim?
Për autorizimin për bashkimet familjare, ligji në fuqi parashikon që të lëshohet brenda 180 ditëve (gjashtë muaj) nga çasti i paraqitjes së kërkesës në faqet online të ministrisë së brendshme italiane.
Gjatë kësaj periudhe personi që paraqet kërkesën mund të kontrollojë në ç’pikë është ajo përmes të njëjtave faqe internet të ministrisë së Brendshme, duke u futur në sistem me emrin e përdoruesit (user id) dhe fjalëkalim (password) që ka përdorur në çastin e paraqitjes së kërkesës. Në rast se e ka bërë me ndihmën e një shoqate/patronati/sindikate, duhet të shkojë sërish në të njëtën zyrë e të kërkojë që t’i kontrollojnë praktikën e bashkimit familjar.
Kush jeton në Itali e di mirë që administrata publike shpesh nuk i zbaton afatet ligjore, kështu që pritja mund të jetë edhe më e gjatë.
Shqiptari i Italisë