in

Rezidenca. Regjistrim në Gjendje Civile edhe pa strehim të përshtatshëm

 

Kontrollet nuk janë të detyrueshme dhe “mungesa e kritereve higjieniko-sanitare nuk përjashton vendosjen e rezidencës”. Këshilli i Shtetit ndalon kryebashkiakët anti-emigrantë

Romë, 21 janar 2013 – Edhe kush jeton në një garazh, në një nënçati apo në një bodrum mund të regjistrohet në Zyrat e Gjendjes Civile dhe të marrë rezidencën në një Komunë. Kryebashkiakët nuk mund t’ua mohojnë këtë të huajve vetëm pse strehimi nuk është i përshtatshëm.

Është një gjykim që Këshilli i Shtetit i ka dhënë ministrisë së Brendshme, dhe për të cilën kjo e fundit ka informuar Prefekturave disa ditë më parë. Interpreton nenin e ligjit mbi sigurinë 94/2009 (ligj i epokës legiste), sipas të cilit “regjistrimi dhe kërkesa e ndryshimit të vendbaminit mund të lënë vend për verifikime, nga anë e zyrave kompetente të komunave, të kushteve higjienike-shëndetësore të banesës në të cilën do të vendoset rezidenca”.

Shumë kryetarë komunash, kryesisht në veri të Italisë e veçanërisht legistë, e kishin parë nenin në fjalë si një rast të mirë për t’u nxirë jetën emigrantëve. Kishte nga ato administrata që bllokonin regjistrimin në Zyrat e Gjendjes Civile deri në verifikimin e përmbushjes së kritereve higjienike-shëndetësore, të tjera që kërkonin, bashkë me kërkesën, dokumente që të provonin banueshmërinë ose përshtatshmërinë e strehimit. E shumë prej këtyre, – shiko, shiko – u kushtonin këtë trajtim vetëm shtetasve të huaj.

Tani Këshilli i Shtetit ka theksuar që “regjistrimi në Zyrat e Gjendjes Civile apo në regjistrat e popullsisë rezidente përbën një të rejtë e detyrë të çdo qytetari italian dhe të huaj me qëndrim të rregullt në territorin italian”. Ligji mbi sigurinë ka futur kontroll “fakultativ” jo “të detyrueshëm”, e sidoqoftë “mungesa e kritereve higjieniko-shëndetësore nuk përjashton, parimisht, vënien e rezidencës në vendin e papërshtatshëm”.

Hidhet poshtë kërkesa e dokumentacionit origjinal mbi përshtatshmërinë e banesës, që mund të vetëcertifikohet. Semafor i kuq edhe për kontrollet vetëm ndaj emigrantëve, “sepse shkelin parimin e barazisë për të cilin flet neni 3 i Kushtetutës”, ndërsa mund të ketë kritere të përgjithshme mbi bazën e të cilave të bëhen kontrolle (“ekzistenca e situatave sociale të rrezikshme; degradimi i njohur i ndonjë lagjeje etj.) por pa asnjë dallim shtetësie italiane apo të huaj”.

Administratat komunale janë natyrisht të lira të verifikojnë nëse strehimi është i përshtatshëm apo jo, e në rastin e fundit, mund ta rregullojnë atë ose të nxjerrin jashtë njerëzit. Por ky aktivitet nuk ka aspak të bëjë me regjistrimin e banorëve në zyrat e Gjendjes Civile.

Elvio Pasca

Qarkorja e ministrisë së Brendshme dhe gjykimi i këshillit të Shtetit

L’insensato massacro della vergogna

Obama ricomincia anche dagli immigrati