in

Firenze. Pa familje e pa dokumente, 13-vjeçari kërkon ndihmë në Kuesturë

Djali shqiptar u është besuar asistentëve socialë. Është rasti i dytë brenda dy muajve të fundit

Romë, 29 janar 2013 – Një djalë shqiptar, 13 vjeç, është paraqitur dje i vetëm në Kuesturën e Firences e ka kërkuar ndihmën e policisë. Nuk fliste asnjë fjalë italisht, ndaj falë një përkthyesi u ka shpjeguar agjentëve situatën e tij të vështirë: nuk ka familjen në Itali dhe as para me çfarë të jetojë.

Në këto kushte, Kuestura në bashkëpunim me Prokurorinë pranë gjykatës për të miturit ua ka besuar djalin asistentëve socialë të qendrës së pritjes në rrugën Guarlone, por më parë i kanë marrë shenjat e gishtërinjve dhe e kanë fotografuar.

Ky është rasti i dytë në dy muajt e fundit që të mitur të huaj paraqiten të vetëm në Kuesturë. Ndoshta edhe për faktin se ata apo familjarët e tyre e dinë që nuk mund të dëbohen nga Italia.

 

Artan Meta, zemërgjerë edhe pas vdekjes. Familjarët dhurojnë organet

Samir Ujkani vesh fanellën e Chievos