in

Rreth 600 kg sekuestrohen në portet e Triestes dhe Ankonës

457 kg marijuanë janë gjetur në një Tir-frigorifer në Trieste, 118 kg në një tjetër tir-frigorifer në Ancona. Në të dyja rastet, makinat ishin me targa shqiptare, e para sapo ishte zbarkuar nga një traget i nisur nga Shqipëria, e dyta nga Greqia

Romë, 8 shkurt 2013 – Lumë droge zbulohet në portet italiane, e jo rrallë  në trafikun ndërkombëtar janë të implikuar shqiptarë. Po kështu edhe në dy rastet e fundit, një në Trieste e një në Ancona, që kanë zënë faqet e kronikave sot.

Financierët e Guardia di Finanza dhe agjentët e doganave të portit të Triestes kanë sekuestruar plot 457 kg marijuanë në një Tir frigorifer që sapo zbarkoi nga një traget që vinte nga Shqipëira. Në pamje të parë automjeti dukej bosh, e zyrtarisht do të ngarkohej me mall në Itali. Por i kaluar në rrezet X  vërejt që trashësia e mbulesës nuk ishte gjithandej e njëjtë, gjë që vuri në dyshim financierët e punonjësit e doganave. Në fakt në mbulesën e dyfishtë të mjetit ishin fshehur 90 thasë me marijuanë për një sasi të përgjithshme prej 457 kg, që e hedhur në treg do të sillte fitime për katër milionë euro.

Sasi më e vogël, por gjithsesi e lartë u zbulua edhe në portin e Anconës. Në një tjetër tir-frigorifer, të fshehur në kabinën e shoferit policia e kufirit gjeti 135 pako të vogla me marijuanë për një sasi prej 118 kg. Edhe ky tir sapo ishte zbarkuar nga një traget, këtë herë nga Greqia, por targat e automjetit ishin shqiptare ashtu si edhe shoferi 27-vjeçar që u arrestua menjëherë.

Cittadinanza per matrimonio. Quando si può presentare la domanda?

Sono uno studente. Posso iscrivermi al Servizio Sanitario Nazionale?