Që të dy me dokumente të falsifikuara
Durrës, 20 shkurt 2013 – Policia e Kufirit në portin e Durrësit ka ndaluar të hënën në darkë dy të huaj, një nga Gana dhe një nga Pakistani, teksa po tentonin të merrnin tragetin drejt Italisë, me dokumente të falsifikuara.
Burime zyrtare nga drejtoria Rajonale e Policisë së Kufirit dhe Migracionit në qytetin bregdetar bënë të ditur se 27-vjeçari John Owusu, lindur e banues ne Ganë, është ndaluar pasi u paraqit në pikën e kalimit kufitar me një kartë identiteti polake, ku kishte falsifikuar gjeneralitetet e tij.
Po ashtu edhe Amjad Muhammad Hussain, 38 vjeç, lindur e banues në Pakistan, është ndaluar gjithashtu pas kontrollit në pikën e kalimit kufitar, pasi ishte paraqitur me një dokument pakistanez të falsifikuar. (sipas ATSh)