in

Punonjësit sezonalë. Botohet në Gazetë Zyrtare dekreti i flukseve për 30 mijë hyrje

U botua sot në Gazetën Zyrtare dekreti që lejon punësimin sezonal të të huajve që sillen nga jashtë. Punëdhënësit mund të nisin kërkesat që nesër, 26 mars, nga ora 8.00

Romë, 25 mars 2013 – Është botuar sot dekreti i flukseve që autorizon ardhjen në Itali të 30 mijë punonjësve sezonalë jokomunitarë. Nga ora 8.00 e të martës 26 mars, punëdhënësit do të mund të nisin on-line kërkesat e punësimit (këtu gjeni një udhëzues për përpilimin), personalisht apo me ndihmën e shoqatave të kategorisë.

Qeveria ka autorizuar gjithsej 30 mijë hyrje. Punonjësit mund të sillen nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia. Pesë mijë prej tyre janë rezervuar për punonjës që janë thirrur në Itali si sezonalë për të paktën dy vjet rresht e për të cilët punëdhënësit kanë paraqitur kërkesë autorizimi shumëvjeçar.

Kush ka qenë në Itali edhe vitin e shkuar, mund të sillet edhe këtë vit, pavarësisht nga kombësia. Për këta punonjës, kur punëdhënësi është i njëjti, vlen edhe parimi i heshtje-aprovimit: kërkesa do të konsiderohet automatikisht e pranuar nëse, brenda 20 ditëve nga paraqitja, nuk kanë mbërritur akoma gjykimet e Kuesturës dhe të Drejtorisë Territoriale të Punës.

Kur punonjësi të mbërrijë në Itali e të paraqitet me punëdhënësi ën Sportelin Unik për Imigracionin për nënshkrimin e kontratës së qëndrimit, do të niset automatikisht edhe komunikimi i punësimit. Një thjeshtëzim praktike për të shmangur sjelljen në Itali të punonjësve e moslidhjen e marrëdhënies së punës.

Red. Shqiptari i Italisë

Shkarko
Il testo del decreto flussi stagionali 2013

La circolare dei ministeri dell’Interno e del Lavoro

Magdi Cristiano Allam, më katolik se Papa

Per ricominciare a sognare