in

PD ruan shumicën në Kuvend edhe pas ikjes së LSI-së

Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Berisha. Edhe pas largimit të LSI-së nga mazhoranca, qeveria merr mbi 70 vota në Kuvend

Tiranë, 4 prill 2013 – Pas daljes së LSI-së nga mazhoranca, sot ka qenë prova e parë në Kuvend për shumicën e tkurrur tashmë të Sali Berishës, që sidoqoftë mbetet shumicë. Pas shkarkimit të tre ministrave të partisë së Metës Haxhinasto, Panariti dhe Tavo, kuvendi ka miratuar emrat e rinj të qeverisë, që të gjithë me nga 72 vota pro. Dy votat pro ndryshimeve në qeveri, veç 70të sigurtave kanë qenë   nga deputetët e larguar nga PS-ja, Asllan Dogjani dhe Kadeli. Deputetët e LSII-së kanë abstenuar, PBDNJ ka votuar kundër bashkë me PS-në, ndërsa PDIU ka votuar pro ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Emrat e rinj të qeverisë janë: Halim Kosova, ministër i Shëndetësisë, Visar Zhiti, ministër i Kulturës, Florion Mima, ministër i Ekonomisë, ndërsa Aldo Bumçi, ka kaluar ministër i Jashtëm dhe Myqerem Tafaj, zëvendëskryeministër.

“Me këtë votë historike ju përmbysët një përpjekje primitive të Edvin Ramës për të shkuar në qeveri teknike. Zotërinj deputetë të PS-së, në minorancë e nisët, në minorancë e sosët, në minorancë do të mbeteni” është shprehur i kënaqur kryeministri pas votimit.

CIE. Penalistët këmbëngulin: “Më keq se burgjet, duhen mbyllur”

Kufomë në brigjet kroate. Dyshohet të jetë e 62-vjeçarit Rexhepaj, i zhdukur prej tre javësh