in

Emigrantët e kthyer në kërkim të punësimit

Në Tiranë, nga fillimi i vitit, janë regjistruar 23 emigrantë të kthyer që kërkojnë të punësohen. 19 vijnë nga Greqia të tjerët nga Italia

Emigrantë në Kakavijë
Ilia, 52-vjeçar, bashkë me familjen e tij është rikthyer në Shqipëri, pas 15 vjetëve të jetuara në Greqi.

Gjatë qëndrimit të tij në emigracion, Ilia ka qenë gjithnjë në marrëdhënie pune derisa një vit më parë ai filloi të mos punonte më rregullisht. Kjo ishte një ndër arsyet që e detyruan atë dhe familjen e tij të ktheheshin në atdhe. Pas kthimit në Shqipëri, ai është vënë në kërkim të një pune, pasi me të ardhurat e grumbulluara në emigracion nuk mund të përballonte më shpenzimet për familjen e tij. 

Përveç interesimeve mes miqve dhe të afërmve, Ilia është regjistruar dhe në zyrat e punës në Tiranë, si punëkërkues i papunë. Ai ka arsim të mesëm të përgjithshëm, dhe nuk e ka të qartë punën që kërkon, por në emigracion është përshtatur me profesione të ndryshme të cilat thotë se, mund t`i ushtrojë dhe në Shqipëri. 

Ilia është vetëm një nga emigrantët e kthyer. Edhe pse nuk jepen shifra të sakta në rrang kombëtar mbi numrin e emigrantëve që kthehen, shërbimi kombëtar i punësimit thotë se rreth 58% e të kthyerve (ndër sa?) janë regjistruar si punëkërkues.

Në Tiranë prej fillimit të këtij viti janë regjistruar 23 emigrantë të kthyer që kërkojnë të punësohen, prej tyre vetëm 1 është femër.

Të kthyerit janë kryesisht të moshës mbi 50 vjeç, por dhe të grupmoshës 35-40 vjeçare. Ata kanë kryesisht arsim të mesëm të përgjithshëm, por mes tyre ka dhe persona me arsim të lartë. 

Nga të dhënat e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Tiranë, rezulton se 19 emigrantë janë kthyer nga shteti fqinj Greqi dhe 4 nga Italia. Arsyeja kryesore e kthimit të tyre ishte papunësia në vendet ku jetonin. 

Në përgjithësi emigrantët janë kthyer së bashku me familjet e tyre dhe vetëm 3 persona kanë deklaruar kthim individual. Menjëherë pas ardhjes në atdhe, ata kanë kërkuar pranë zyrave të punës këshillim për punësim dhe orientim profesional. (Sipas ATSh-së)

 

Përkujtohet 40-vjetori i revoltës së Spaçit

Qafë-Bari, 22 maj 1984. Zhiti: “Ja masakrat e policëve mbi të burgosurit politikë”