Exit poll-i i parë që është realizuar nga IPR Marketing për Ora News i jep një fitore të jashtëzakonshme opozitës, nga 52 deri në 65%. Ndërkohë koalicioni i djathtë shkon deri nga 39 deri në 43%.
Në total PS merr nga 37 deri në 41%, LSI merr nga 7 deri në 11%. Kurse në kampin e djathtë, PD merr nga 33 deri në 37%. PDIU merr nga 1,5 deri në 3,5%.
Për dy forcat e paraqitura më vete, sipas exit poll-it të parë, qoftë FRD qoftë Aleanca Kuqezi marrin nga 1 deri në 5% të votave.
Ky është një exit poll me përgjigjet e personave që sapo kishin votuar deri në orën 15.00. pritet të ketë të tjerë.