Ka abuzuar me të bijën në të paktën tre raste. Karabinierët arrestojnë një shqiptar 41 vjeç
Romë, 25 qershor 2013 – Keqtrajtimet në familje që shpesh kanë zënë faqet e kronikave kohët e fundit dje kanë arritur pikën më të ulët e më të pabesueshme të mundur: karabinierët e Cassano D’Addas kanë arrestuar një 41 vjeçar rezident në Melzo, baba i katër fëmijëve, me akuzën e përdhunimit të të bijës së madhe, 17 vjeçe.
Sipas rindërtimit të ngjarjes nga forcat e rendit, abuzimet kanë nisur që në tetor të vitit të shkuar e deri në qershor 41-vjeçari ka përdhunuar tri herë vajzën, “episode të konfirmuara nga mjekët” shpjegojnë karabinierët.
Gjatë kësaj periudhe burri, i rimartuar pas vdekjes së gruas së parë me të cilën ka fëmijët, u kishte ndaluar këtyre të fundit të mbanin marrëdhënie me familjen e të ëmës, por 17-vjeçarja, falë facebook-ut qëndronte gjithnjë në kontakt me një dajë të cilit i tregonte për jetën e saj, edhe për abuzimet e të atit. Pas përdhunimit të fundit e shoqëruar nga daja ajo u është drejtuar karabinierëve për të paditur babanë. Hetime të shpejta e konfirmimi nga anë e mjekëve i abuzimit, kanë sjellë në arrestimin e 41-vjeçarit të dielën në mëngjes me akuzën e rëndë të përdhunimit në rrethana rënduese
Fatmirësisht asnjë nga fëmijët e tjerë, një djalë e dy vajza, nuk ka shenja abuzimesh.