in

Rezultatet e deritanishme në shtypin italian: “Mbyllet epoka Berisha”

“Shqipëria kthen faqe: shembet Berisha” titullon Giornale Radio RAI artikullin e sotëm. Në shkrim thuhet se mazhoranca e qendrës së djathtë të kryeministrit që po ikën del e shembur nga këto zgjedhje politike. Rezultatet e pjesshme, me hapjen e 40% të skedave, japin një avantazh mbresëlënës të opozitës së qendrës së majtë të udhëhequr nga Edi Rama, 48 vjeç… Nëse do të ruhet kjo prirje deri në fund të numërimit të votave, koalicioni i Berishës do të reduktohet në 54-56 vende në Kuvend kundrejt 82-84 që do t’i shkojnë koalicionit të Ramës.

“Shqipëri, mbaron epoka e Berishës. ‘Mbreti’ fshihet tutje nga artisti Rama” titullon La Stampa shkrimin mbi rezultatin zgjedhor në Shqipëri. La Stampa kujton se exit poll-et e konfirmuara që nga numërimet e kutive të para thonë se era ka ndryshuar: pas njëzet vjetëve epoka e Berishës ka mbaruar. Aleanca për një Shqipëri evropiane e udhëhequr nga socialisti ish kryebashkiak i Tiranës Edi Rama po merr fuqinë me mëse 56% të votave duke lënë ish kryeministrin me vetëm 40%.

Artikulli i La Stampës kujton ngadalësinë e numërimeve të votave në Shqipëri: “Ndoshta të mërkurën do të mësojmë rezultatet përfundimtare, por ndoshta edhe më shumë ditë. Madje për zyrtarizimin e rezultatit duhet pritur që KQZ të shprehet mbi ankesat” por nuk harrohet të kujtohet që “kreu i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Ballkanin jugperëndimor Kukan ka thënë se Berisha e siguruar se “do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, cilado qoftë”.

Përgatiti Shqiptari i Italisë

Italiani a 18 anni. Meno ostacoli e una lettera del Comune

Milano. Përdhunonte të bijën, arrestohet 41-vjeçari