in

Vëzhguesit vendorë: KQZ e paplotë, problem për certifikimin e zgjedhjeve

“Mungesa e numrit të duhur të anëtarëve mund të deligjitimojë procesin zgjedhor”

Tiranë, 7 korrik 2013 – Plot dy javë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Shqipëria edhe pse de facto ka një fitues, koalicionin e majtë, gjithsesi ende nuk ka rezultatin zgjedhor të certifikuar nga KQZ.

Përfaqësuesit e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, KVV, në një konferencë të mbajtur të shtunën e cilësuan si problem që mund të deligjitimojë procesin zgjedhor, mospasjen e numrave të duhur të anëtarëve në Komisionin Qendror Zgjedhor për certifikimin e rezultatit, pasi, sipas tyre, referuar Kodit Zgjedhor, ky vendim kërkon jo më pak se 5 vota.

“Kodi Zgjedhor ngarkon në mënyrë specifike Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kryejë certifikimin e rezultatit dhe Kolegji Zgjedhor është organ dytësor dhe i përkohshëm, dhe si i tillë nuk mund të realizojë shpërndarjen e mandateve”, u tha në konferencën për shtyp të KVV-së.

KVV-ja shprehu shqetësim edhe për vonesën në shpalljen e rezultatit. Deri tani është shpallur rezultati për 9 nga 12 qarqet në vend. Për Tiranën, Lezhën dhe Gjirokastrën nuk ka ende një rezultat të shpallur zyrtarisht nga KQZ-ja.

Përfaqësuesit e KVV theksuan si pozitive faktin që edhe pse u vu re ndonjë parregullsi, si dukuria e votimit familjar, ato nuk u ankimuan nga forcat politike.

230 mijë euro. Kostoja e diplomimit të Renzo Bossit e paguar nga Lega

Shqipëria në një javë